Boris Johnson: Marrëveshja e Chequers është mashtrim | Politika | DW | 02.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Politika

Boris Johnson: Marrëveshja e Chequers është mashtrim

Me fjalë asgjësuese ish-ministri i Jashtëm e refuzoi edhe njëherë konceptin e Brexitit të kryeministres May. Në kongresin e konservatorëve në Birmingham ai tha se ai koncept është turp për Britaninë e Madhe.

Zbatimi i planit të May-t do ta bënte ekonominë e Britanisë së Madhe të nënshtruar për dekada ndaj rregullave, ndaj të cilave Londra nuk ka ndikim, kritikoi Johnson."Kjo do të thoshte se çfarëdo që t'i binte ndër mend BE,...të gjitha këto budallëqe do të na duhej t'i vinim në jetë, pa pasur mundësi që të mbroheshin."  

Ish-ministri i Jashtëm shtoi: "Kjo nuk është pragmatike, ky nuk është kompromis - është i rrezikshëm dhe sjell raporte jo të qendrueshme, politikisht dhe ekonomikisht." E ashtuquajtura Marrëveshje e Chequers është sipas Johnsonit një "mashtrim" dhe duhet të refuzohet. Në fermën Chequers në veri të Londrës, kryeministrja Theresa May paraqiti në korrik programin e saj të përpunuar.

Jo referendum të dytë

Në fjalën e tij para rreth 1000 delegatëve, Johnson bëri thirrje për besim më të madh në vete në negociatat e Brexitit. Partia Tory nuk duhet të lejojë që vendi të bjerë nën kontroll "nga jashtë". Me këmbëngulje ai e refuzoi një referendum të dytë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian: ai do të ishte "disfatë" për besimin në politikë. Edhe ideja për ta bërë graduale shkëputjen nga Brukseli është mashtrim, tha Johnson. Ndërprerja e qartë me Brukselin duhet bërë menjëherë, kërkoi ish-ministri i Jashtëm.