1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bombat në SHBA - Policia heton në postën e Floridës

26 Tetor 2018

Njëra nga dhjetë paketat bomba të adresuara ndaj kritikëve të presidentit Trump, është dorëzuar në postën e Floridës. Paketat me lëndë shpërthyese kanë qenë të adresuara për tek Klinton, Obama, CNN...

https://p.dw.com/p/37FSs
Briefbombe USA - Fahndung in Opa-Locka
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Lee

Pas paketave me lëndë shpërthyese të dërguara në adresat e kritikëve demokratë të presidentit amerikan Donald Trump, hetimet kanë mbërritur deri në postën qendrore në Florida. Hetuesit të shoqëruar me qen për nuhatjen e lëndëve shpërthyese janë futur në postën qendrore në Opa-Locka, ku kanë kryer hetime, njoftoi policia. Të paktën një paketë me lëndë plasëse është dërguar nga kjo postë, njofton "Miami Herald". Gjatë kontrolleve nuk është gjetur ndonjë lëndë shpërthyese, njoftohet.

Udhëzimet nga interneti

Autoritetet bëjnë të ditur se paketat me bomba të dërguara me postë kanë një paketim dhe pulla të ngjashme me flamurin amerikan. Përveç kësaj, ato kanë qenë të pajisura me bombë të kurdisur. Agjencia e lajmeve Reuters njofton, se bombat janë dërguar gjoja nga zyra e deputetit demokrat Debbie Wasserman Schultz në Floridë. Policia federale FBI ka bërë thirrje që të lajmërohet secili që ka ndonjë informacion për këto bomba. Ngjashmëria e paketave me mjete shpërthyese sinjalizon se ndoshta kemi të bëjmë me një person.

Fahndung Briefbomben USA
Fotografi: picture-alliance/abaca/C.M. Guerrero

Udhëzimet për kurdisjen e këtyre bombave janë marrë nga interneti, thonë hetuesit. Këto udhëzime mund të gjenden edhe në faqet e grupeve militante të rrjetit terroriste Al-Kaida apo dhe "Shteti islamik.

Të paktën dhjetë dërgesa

Deri të hënën (22.10) janë zbuluara të paktën dhjetë dërgesa me lëndë shpërthyese. Bombat janë dërguar në adresën e ish-presidentit demokrat Barack Obama, ish-kandidates për presidente Hillary Clinton, miliarderit George Soros, ish - ministrit të Drejtësisë Eric Holder, ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe aktorit Robert de Niro. Të gjithë ata, pra edhe De Niro, janë kundërshtarë të shpallur të presidentit Trump, ashti si edhe deputeti demokrat Maxine Waters. Në shënjestër ka qenë edhe rrjeti televiziv CNN. Bomba ka qenë e adresuar në emrin e ish-shefit të FBI-së John Brennan, i cili tani punon për këtë televizion.

bc/sti/qu/jj (ape, rtr)