1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet gjermano- ruse

Ruth Dickhoven4 Dhjetor 2005

Steinemeir shikon shanse reale për zgjidhjen e problemit atomik me Iranin. Ai u takua në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov

https://p.dw.com/p/AqhM
Ministri i jashtem gjerman, Steinmeier
Ministri i jashtem gjerman, SteinmeierFotografi: AP

Pasi kancelarja gjermane Angela Merkel në mënyrë demonstrative vizitën e parë drejt Lindjes e bëri në Poloni, ishte ministri i jashtëm gjerman, Steinemier, ai që vuri edhe një herë theksin tek rëndësia që kanë për politikën e jashtme gjermane marrëdhëniet me Rusinë. Partneriteti strategjik me Rusinë mbetet jo vetëm i rëndësishëm tha Steinmeier, por marrëdhëniet me këtë vend do të zgjerohen në tej.

Ndërsa minisitri i jashtëm rus, Sergej Lavrov u shpreh shumë i kënaqur pas takimit të parë me homologun e tij gjerman, Steinmeier:
"Gjëja më e rëndësishme në vizitën e Ministritt Steinmeier në Moskë ishte konfirmimi i kontuinitetit në të gjitha fushat e partneritetit ruso-gjerman", tha Lavrov. Të shtunën të dy ministrat u takuan për më shumë se një orë e gjysëm. Si temë qendrore e bisedimeve ishte programi atomik i Iranit. Lavrov u shpreh, se ka perspektiva për një rifillim të negociatave me Iranin. Ndërkohë Steinmeier lëvdori rolin ndërmjetësues të rusëve në këtë çështje dhe i drejtoi një apel Teheranit: "Ne presim nga Irani sinjale që tregojnë, se ai po heq dorë nga veprimet e njëanshme dhe se është i gatshëm për ripërtëritjen e bisedimeve."

Temë tjetër e bisedimeve mes Rusisë dhe Gjermanisë ishte "pipelini" lindor, fillimi i punimeve për ndërtimin e së cilës pritet javën e ardhshme. Polonia dhe shtetet balltike u shprehën se projekti i tubacionit gjigand të gazit i firmës ruse Gazprom së bashku me ato gjermane Eon dhe BASF nxirrte jashtë loja këto vende. Steinmeier vuri në dukje në Moskë, se "pipelini" lindor nuk është një konkurencë për ato tubacione që kalojnë nga Polonia, por një plotësim i nevojshëm. Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov: vuri në dukje: "Gjithshka është e thjeshtë. Në Gjermani dhe në vendet e tjera evropianoperëndimore gjenden blerës dhe ne kemi menduar se si është e mundur që furnizimi me gaz të bëhet në mënyrë sa me efektive dhe kosto të ulët."

Pas takimit, Ministri i jashtëm gjerman, Steinmeier u shpreh edhe për zgjedhjet në Çeçeni. Në vlerësimin e Steinmeierit vihet re një formulim i kujdesshëm lidhur më mosmarrëveshjet. "Që ato nuk kishin nivel evropian, këtë e biseduam me njëri-tjetrin, dhe sigurisht që ka gjykime të ndryshme lidhur me vlerësimet e vëzhguesve të zgjedhjeve."

Në tërësi, vizita e Ministrit të jashtëm gjerman, Steinmeier ishte një sinjal për vazhdimin e marrëdhënieve me Rusinë ashtu si më parë.
Steinmeier: "Ne mund të mbështetemi në marrëdhënie të mira bilaterale ruso-gjermane, dhe kjo nuk vlen vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike, por edhe ato në sektorin e energjisë, shkëmbimin kulturor. Kjo është një bazë e shëndoshë për marrëdhëniet tona, tek të cilat ne do të vazhdojmë të punojmë akoma.",

Të dy Ministrat e jashtëm përgatitën edhe vizitën e ardhshme të kancelares gjermane, Merkel në Moskë në mesin e janarit të vitit 2006.