1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beslani dy vjet pas tragjedisë

Cornelia Rabic1 Shtator 2006

Një komandë terroriste cecene mori peng më 1 shtator 2004 në shkollën e Beslanit, në Osetinë e Veriut,më shumë se 1100 fëmijë dhe të rritur peng. Më 3 shtator pengmarrja përfundoi me një masakër. Sipas të dhënave zyrtare, pas ndërhyrjes së policisë pati 332 të vdekur, midis tyre 186 fëmijë.

https://p.dw.com/p/Aqog
Dita e parë e shkollës në Beslan
Dita e parë e shkollës në BeslanFotografi: AP
Në Beslan, edhe dy vjet pas tragjedisë, asgjë nuk është më si ka qenë. Ky vend mbetet me vulë dhe njerëzit përgjithmonë ndryshe nga të tjerët: viktima ata janë të gjithë. Të mbijetuarit e dramës së pengjeve dhe të afërmit e shumë të vrarëve. Pyetja se kush janë nxitësit e sulmit brutal ka mbetur pa përgjigje. Përgjigje nuk ka marrë as pyetja nëse sulmi i forcave të sigurisë ndaj shkollës dhe shpërthimi i mëpasëm në palestër ishte përgjegjës për vrasjen e shumë vetëve. A do të qe e mundur të pengohej shkallëzimi i tmerrshëm i situatës? Kush ishte përgjegjës për masakrën? Terroristët, sic thuhet zyrtarisht? Forcat e sigurisë që hodhën granata në ndërtesë? Pyetjet e njerëzve të Beslanit nuk kanë marrë përgjigje. Cfarë ka ndodhur që atëherë? Ka pasur thirrje për donacione, një valë ndihme e gatishmërie për personat e mbetur gjallë nga masakra, dëmshpërblime shtetërore dhe një vendim gjyqësor: pengmarrësi i vetëm i mbetur gjallë u dënua- jo me vdekje, sic kishin kërkuar shumë të prekur, por me burgim të përjetshëm. Deri në momentin e fundit ai e kundërshtoi autorësinë në dramën e Beslanit. Por përndryshe nuk kanë ndodhur shumë gjëra. Ka pasur një vlerësim rajonal të ngjarjeve nga autoritetet e Osetisë Veriore. Një komision hetimor federal, i angazhuar nga presidenti Putin deri sot nuk e ka hartuar raportin përfundimtar. Natyrisht që raporti sido që të jetë është bërë tani i tepërt, sepse ky forum nuk kishte punë më të ngutshme se të mbështeste me vrull versionin zyrtar: fajin për masakrën në fund të fundit e patën terroristët. As që mund të bëhej fjalë për një dështim të forcave të sigurisë ose të përgjegjësve politikë. Një anëtar i vetëm i forumit tani kaloi në ofensivë. Sipas mendimit të Jurij Saveljevit shkallëzimin e situatës e shkaktuan forcat e sigurisë, përmes goditjes me flakëhedhës të palestrës. Cilatdo qofshin shkaqet për këtë deklaratë- snobizëm, ambicie politike, intriga të politikës së brendshme- kemi të bëjmë me një kundërshtim të guximshëm ndaj versionit zyrtar. Njerëzit në Beslan mbajnë zi. Ata ndezin qirinj në cdo përvjetor. 331 tullumbace të bardha do të ngjiten në qiell- secila për kujtimin e cdonjërës nga viktimat.