1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE vlerëson Parlamentin grek për Maqedoninë e Veriut

25 Janar 2019

BE pret që të bëhen hapat e ardhshëm procedurialë drejt zbatimit të marrëveshjes.

https://p.dw.com/p/3CCVx
Belgien Europäische Kommission in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Kalker

Institucionet evropiane e përshëndetën të premten (25.1) vendimin e Parlamentit Grek për aprovimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidh çështjen e emrit të Maqedonisë, e cila këtej e tutje do të quhet Maqedonia e Veriut.

"Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë hap kyç në ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, që është bërë me votën e sotme të parlamentit grek”, thuhet në një kumtesë të përbashkët të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe të Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn.

"BE-ja e ka përkrahur që në fillim fuqimisht marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Cipras dhe Zaev, që pasoi negociatat e udhëhequra nga OKB-ja. Është dashur guxim politik, lidership, dhe përgjegjësi nga të gjitha palët për të zgjidhur një nga problemet më të ndërlikuara të rajonit. Të dyja palët kanë përfituar nga kjo mundësi që tregon një shembull të mirë të pajtimit në Evropë dhe i jep një shtytje perspektivës evropiane të rajonit”.

"Në pritje që të bëhen presim hapat e ardhshëm procedurialë drejt zbatimit të marrëveshjes mund të themi se Shkupi dhe Athina kanë shkruar së bashku një faqe të re të marrëdhënieve tona të përbashkëta”, thuhet në kumtesë.