1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

BE dhe Liga Arabe

U bënë shumë përpjekje diplomatike në samitin e parë BE- Liga Arabe zhvilluar në Sharm el Sheihk Por, shenja për zgjidhjen e konflikteve nuk u dukën.

Të paktën u diskutuan problemet urgjente si luftërat civile në Siri dhe Jemen. Po ashtu u bënë propozime për stabilizimin e Libisë. Interesat e grupit të shquar të Ligës Arabe që përbëhet nga mbretër, emirë si dhe potentatë e autokratë që nga Libia e deri në Oman, janë të ndryshme. Palët që ndodhen në luftë nuk merrnin pjesë në Sharm el Sheih. Për zgjidhje të qëndrueshme do të duhej të merrnin pjesë edhe Siria, Rusia, Irani, SHBA dhe Turqia.