1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

dpa afp, Reuters, kna
17 Prill 2026

Një aplikacion i ri për verifikimin moshës në internet, i krijuar nga BE-ja, është teknikisht gati dhe synon të mbrojë fëmijët në internet.

https://p.dw.com/p/5CFZV
Fotografi ilustruese: Celular dhe kufizim moshe
Bashkimi Evropian njoftoi se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës në rrjetet sociale është teknikisht gatiFotografi: Cristian Bonaviri/Sipa USA/picture alliance

Bashkimi Evropian njoftoi se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës është teknikisht gati. Aplikacioni është projektuar për të përmbushur rregullat e rrepta digjitale të BE-së.

Mjeti mund të ndihmojë së shpejti përdoruesit të dëshmojnë moshën e tyre online pa ndarë të dhëna personale, njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen.

Si funksionon?

Pasi të hidhet në treg përdoruesit do të mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe ta konfigurojnë atë duke përdorur një dokument identifikimi, p.sh. pasaportë ose kartë identiteti.

Më pas ata mund ta përdorin këtë aplikacion për të konfirmuar se janë mbi një moshë të caktuar kur duan të hyjnë në faqe me përmbajtje të kufizuara, pa zbuluar identitetin e tyre.

Sipas Komisionit sistemi është i ngjashëm me certifikatat digjitale të përdorura gjatë pandemisë COVID-19, të cilat u lejonin njerëzve të provonin statusin e tyre të vaksinimit.

Djalosh me celular
Përmbajtjet shumë të personalizuara dhe videot e shkurtra mund të krijojnë varësi dhe të jenë të dëmshme për përdoruesit e rinjFotografi: Yasuyoshi Chiba/AFP

Aplikacioni pritet të mbështesë zbatimin e Ligjit për Shërbimet Digjitale, i cili synon të rregullojë më mirë platformat online. Kjo përfshin kufizimin e aksesit në përmbajtje si pornografia, lojërat e fatit dhe shërbimet që lidhen me alkoolin.

Zyrtarët thonë se aplikacioni do të jetë "plotësisht anonim” dhe i ndërtuar mbi teknologji open-source, që do të thotë se mund të adoptohet edhe jashtë Bashkimit Evropian.

Siguria e fëmijëve në rrjetet sociale në fokus

Presioni për të ndërmarrë masa në nivel evropian u rritur që kur Australia vendosi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç.

Disa vende të BE-së po shqyrtojnë tani vendosjen e kufijve minimalë të moshës për përdorimin e rrjeteve sociale. Megjithatë deri tani nuk ka pasur një mjet të besueshëm verifikimi që përmbush standardet e rrepta të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

Ursula von der Leyen duke treguar me gisht
Ursula von der Leyen: "Kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese” Fotografi: Lukas Coch/AAP/dpa/picture alliance

"Kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Ursula von der Leyen. Ajo përmendi scrolling pa pushim, përmbajtje shumë të personalizuara dhe videot e shkurtra, të cilat sipas saj mund të krijojnë varësi dhe të jenë të dëmshme për përdoruesit e rinj.

Edhe pse ende nuk ka një ligj detyrues në të gjithë BE-në, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për një moshë minimale prej 16 vjeç për akses në rrjetet sociale.

Për momentin zbatimi i këtyre rregullave do të mbetet kryesisht në dorë të shteteve anëtare, por aplikacioni i ri synon të ndihmojë platformat të përputhen me rregullat e ardhshme kombëtare dhe të BE-së.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh