1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Australia i rendit koalat si specie të rrezikuara

16 Shkurt 2022

Australia i rendit koalat si specie të rrezikuara. Habitatet e tyre janë shkatërruar nga spastrimet e tokës, zjarret, thatësira, sëmundjet dhe kërcënime të tjera.

https://p.dw.com/p/4715r
KoalaGehege im Zoo in Duisburg Flash-Galerie
Fotografi: picture-alliance/dpa

Prej ndryshimeve klimatike dhe shfarosjes se pyjeve brenda një dekade koalat, simboli i Australisë janë në rrezik.

Australia e ka renditur koalën si specie të rrezikuar në pjesën më të madhe të bregdetit të saj lindor.

DW Global Ideas | Koalas in Australia
Fotografi: Daniel Berehulak


Habitatet e marsupialëve janë shkatërruar nga pastrimi i tokës, zjarret, thatësira, sëmundjet dhe kërcënime të tjera.

Australien Waldbrände Koalabären
Fotografi: Loren Elliott/Reuters


Qeverisë australiane i është kërkuar të bëjë më shumë për të mbrojtur koalën nga zvogëlimi i shpejtë i habitateve dhe ndryshimeve klimatike.