Australia i heq vizën Gjokoviçit | Bota | DW | 14.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Australia i heq vizën Gjokoviçit

Qeveria australiane anuloi për herë të dytë vizën për yllin e tenisit, Novak Gjokoviç, por procesi nuk ka marrë ende fund.

Ministri australian i Imigracionit, Alex Hawke zbatoi një kompetencë të tijën që lejon anulimin e vizës dhe e deklaroi si të pavlefshme vizën e yllit të tenisit të pavaksinuar, Novak Djokoviç. Hawke e argumentoi këtë masë me "interesin publik."

Nëse ylli i tenisit nuk ka sukses me ankimimin, atëherë ai duhet të largohet nga Australia dhe nuk mund të mbrojë titullin në kampionatin e tenisit, Australian Open që fillon të hënën.Përveç kësaj Gjokoviçin e kërcënon edhe ndalimi për tre vjet i hyrjes në Australi.

Sipas mediave australiane, avokatët e Gjokoviçit janë të përgatitur për të apeluar anulimin e sërishëm të vizës për Gjokoviçin. Nëse do ta bëjnë këtë ishte e paqartë të premten në mëngjes.

Scott Morrison | australischer Premierminister

Scott Morrison

Vendimi i autoriteteve australiane u la të kuptohej të enjten nga një deklaratë e zëvendëskryeministrit të vendit, Barnaby Joyce. "Shumica e australianëve nuk ka simpati për idenë që një individ tjetër, qoftë lojtar tenisi, qoftë mbreti i Spanjës, apo mbretëresha e Anglisë mund të hyjë në vend përmes rregullave të tjera ndryshe nga çdokush tjetër." Kryeministri australiOpinion: Rasti i Gjokoviçit hedh dritë mbi politikat mizore të kufirit të Australisëan, Scot Morrison në një deklaratë publike u shpreh, se vendimi u mor në interes të rendit publik, por për shkak të implikimeve juridike, ai nuk do të deklarohet më tej.

Gjokoviç kishte vazhduar trajnimet këto ditë për t'u përgatitur për Australian Open, ku ai mban titullin e kampionit. Në ndeshjen e parë ai do të përballej me tenistin tjetër serb, Miomir Kecmanovic.

la/ag