1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohen shumё tё dyshuar tё IS-it nё Turqi

30 Tetor 2017

Sipas tё dhёnave zyrtare vitet e fundit janё zbuluar mbi 5000 tё dyshuar tё IS-it. Tani autoritetet nё Turqi njoftojnё pёr njё sukses tjetёr.

https://p.dw.com/p/2miVc
Türkei Polizei in Ankara
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Berkin

Policia turke nё njё aksion nё shkallё tё gjerё ka arrestuar 143 tё dyshuar si milicё terroristё tё "Shtetit Islamik" (IS). Disa tё dyshuar akuzohen pёr pёrgatitje sulmeve nё "ditёn e republikёs", njofton agjencia shtetёrore e lajmeve Anadolu. Tё dielёn (29.19)nё mbarё vendin u kremtua 94 vjetori i themelimit tё republikёs nga Mustafa Kemal Atatyrk.

Policia, sipas agjencisё Anadolu, bёri kontrolle nё tetё provinca. Nё kryeqytetin Ankara u arrestuan 49 nga 55 tё huaj qё ishin nё kёrkim, nё metropolin Stamboll u ndaluan katёr tё dyshuar tё tjerё tё IS-it. Nё makinёn e tё arrestuarve nё Stamboll u gjetёn bomba tё konstruktuara vet. Gjatё kontrolleve nё dy shtёpi tё tё dyshuarve policia e anti-terrorit sekuestroi material pёr konstruktim bombash.

Udhёheqja turke e bёn pёrgjegjёs IS-in pёr njё sёrё sulmesh nё vend, i fundit atentat u krye natёn e vitit tё ri nё klubin e Stambollit Reina. Ngy ky sulm gati njё vit mё parё gjetёn vdekjen 39 vetё. Sipas tё dhёnave zyrtare vitin e kaluar janё arrestuar mbi 5000 tё dyshuar si pёrkrahёs tё IS-it dhe janё ekstraduar gati 3300 militantё tё huaj nga 95 vende tё ndryshme.