Anulohet data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri
8 Qershor 2019Reklamë
Në një kohë që në Tiranë kishte filluar, protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar, u bë publik njoftimi zyrtar i presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore.
Presidenti, Ilir Meta në deklaratën për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve, thekson se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese e gjithëpërfshirëse. Ai shprehu shqetësimin e thellë për situatën e krijuar „si pasojë e mosreflektimit të asnjërës palë" dhe kërkoi rivendosjen urgjente të dialogut.
Kryeministri, Edi Rama reagoi menjëherë nga qyteti i Beratit, ku ndodhej për fushatë zgjedhore duke e quajtur gabim vendimin e presidentit. "Një përpjekje e dëshpëruar nga njerëz të dëshpëruar".