1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ankthi dhe frika nga uragani "Rita"

Daniel Sheshkevic24 Shtator 2005

Uragani "Rita" ka mbërritur sot në mëngjes brigjet e shtetit Teksas në SHBA. I pari në shënjestër ishte qyteti bregdetar Galveston.

https://p.dw.com/p/ArNx
Uragani "Rita"
Uragani "Rita"Fotografi: AP

Peter Syers barikadonte shtëpinë e tezes, e cila kaherë ka ikur në ndonjë vend më të sigurt. Sikur edhe 60.000 banorët e tjerë të Galvestonit, qytetit bregdetar në afërsi të Hjustonit. Në vitin 1990 ky qytet është shpëlarë pothuajse në tërësi nga një uragan. Banorët e qytetit nuk ishin të gatëshëm të përballen me të gjitha rreziqet që sjellë uragani, pas shokut të para tre javësh me uraganin "Katrina".
Të premten pasdite, Galveston i ngjante një qyteti fantazmë. Plazhet ishin plotësisht të zbrazëta, ndërkohë që shkuma e detit dhe valët e larta prej disa metrash ishin sinjalet e qarta për ardhjen e uraganit "Rita". Palmet lëkundeshin me fuqi, ndërsa shishet e zbrazëta fluturonin gjithandej.
Është momenti i fundit që ata të cilët deri tani nuk kanë ikur nga qyteti, të gjejnë ndonjë strehim të sigurt. Organet e sigurisë kanë vendosur që një kishë të shndërrohet në strehimoren e fundit. Takojmë Ria Durgen e cila duket se nuk ia doli të evakuohet me kohë. Në fëtyrën e saj shihet paniku.
"Doja të mbetesha për shkak të nënës, por tani situata më duket tepër e rrezikshme. Më duhet të ikë. Le të ndodhë çfarë të dojë, por më duket do të vrapojë dhe të kalojë në anën tjetër të urës. Kam frikë", thotë ajo.
Të tjerët duket më të përmbajtur. Ata kanë bërë përgatitjet e duhura dhe duan që këtë erë kaq të fuqishme ta presin në shtëpi. Bob Feris është njëri prej tyre. Ai mbanë të hapur një shitore të mallrave ushqimore. Është ky dyçani i fundit i hapur në tërë ishullin.
"Së shpjeti do ta mbyllë dhe të barrikadohem. Pastaj do të shkojë në katin e tretë, ku do të jem të paktën 12 metra lart prej tokës. Shpresoj se valët nuk do të jenë kaq të larta".
Feris beson se edhe në këtë vend do të ketë plaçkitje, sikur në Nju Orleans. Por ai është përgatitur edhe për këtë rrezik.
"Unë kam përgatitur armët e mia dhe nga policia kam marrë konfirmimin se në rast cënimi të të drejtave kushtetuese, kam të drejtën e mbrojtjes së pasurisë", pohon ai.
Pjesa jugore e Teksasit, në pritje të uraganit duket një vend i frikësuar e në disa vende edhe si fantazmë. Guvarnatori thotë se nga Hjustoni dhe rrethina, brenda 48 orësh, këtë ikur më shumë se dy milionë njerëz. Në rrugë ishte krijuar edhe një lloj kaosi. Me mijëra njerëz kanë mbetur për më shumë se 24 orë në veturat e tyre. Shumë prej tyre nuk kanë më karburante. Ata me siguri që nuk do të mbërrijnë që me kohë të largohen në vende plotësisht të sigurta. Organet e ndihmës kanë vendosur që buzë rrugëve të ngrejnë strehimore. Mirëpo për disa të tjerë, situata ishte edhe më e keqe. 24 udhëtarë janë djegur, kur shpërtheu zjarri në autobusin e tyre të premten në mëngjes.
Ndërkohë "Rita" ka mbërritur brigjet e Luizianës, të cilat ka qëlluar me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë dhe po përcillet me reshje të mëdha. Janë krijuar valë të larta të detit deri në gjashtë metra, të cilat kanë vërshuar pjesë të qytetit Sabine Pas. Shumë rajone kanë mbetur pa energji elektrike. Për pasoja eventuale në njerëz deri tani nuk ka të dhëna.
Autoritetet vlerësojnë se dëmet materiale nga uragani "Rita" do të jenë të paktën tetë miliardë dollarë. Dëmet do të jenë shumë më të mëdha, në qoftë se dëmtohen dhjetë rafineritë e naftës, të cilat gjenden në këtë rajon.