1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aleksej Navalnyn e arrestojnë pasi mbërrin në Moskë

17 Janar 2021

Aeroplani që transportonte Aleksej Navalnyn për në Rusi u ridrejtua papritmas në një aeroport tjetër të Moskës. Policia arrestoi disa mbështetës të tij, të cilët e prisnin Navalnyn në destinacionin e tij të planifikuar.

https://p.dw.com/p/3o2r8
Russland Moskau | Flughafen Scheremetjewo | Alexej Nawalny
Fotografi: Kirill Kudryavtsev/AFP/Getty Images

Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të dielën. Me vendimin për kthim ai sfidoi paralajmërimet e autoriteteve ruse.

Pas uljes në aeroportin Sheremetjevo të Moskës, Navalny tha se të gjitha akuzat kundër tij ishin të sajuara dhe se ai "nuk kishte frikë nga asgjë dhe kërkoi që të mos kini frikë nga asgjë", sipas një video të publikuar nga TV rus Dozhd.

Ai më pas u drejtua për në kontrollin e pasaportave ku u ndalua nga policia.

Ndihmësit e tij publikojnë një video të konfrontimit, gjatë së cilës Navalny dëgjohet duke kërkuar që avokatit të tij t'i lejohet qasje tek ai.

Navalny u largua nga Berlini me një fluturim të linjës ajrore ruse Pobeda dhe ishte planifikuar të ulej në aeroportin Vnukovo të Moskës. Vetëm disa minuta para mbërritjes së tij, megjithatë, Pobeda tha që nyja ishte e mbyllur për aeroplanët që mbërrinin. Ekranet në Vnukovo e treguan më pas fluturimin që devijoi në aeroportin Sheremetjevo të Moskës.

Në Aeroportin Vnukovo në jugperëndim të Moskës, mbështetës të shumtë ishin mbledhur për të përshëndetur Aleksej Navalny. Policia ndërmori atje shumë arrestime.

Vetëm disa minuta para nisjes Navalny u kishte thënë reporterëve se ai është shumë i lumtur dhe shpresonte të kishte një fluturim të mirë për në Moskë. Ai tha se nuk mendonte se do të arrestohet pas mbërritjes në Moskë.

ab,dj/sms (dpa, AFP, AP)