Afera "Netzpolitik.org" - del në pension Prokurori Federal
5 Gusht 2015Pas nxjerrjes në pension të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, Harald Range, po shtohen zërat që kërkojnë konsekuenca të mëtejshme. Ambentalistët në opozitë kërkojnë sqarimin e menjëhershëm të zhvillimeve në aferën e hetimeve për tradhëti ndaj vendit kundër dy gazetarëve të portalit "Netzpolitik.org". Kryetarja e grupit parlamentar të ambjentalistëve Katrin-Göring-Eckardt kërkoi një mbledhje të posaçme të Komisionit të Drejtësisë në Bundestag. "Unë pres që unioni konservator dhe socialdemokratët në koalicion, të mos e refuzojnë zbardhjen", u shpreh ajo për gazetën "Passauer Neuen Presse". Partia e majtë bën fjalë për një komision hetimor. Në rast se qeveria nuk jep kontributin e vet në zbardhjen e aferës, atëherë ne duhet të mendojmë, për këtë, deklaroi kryetari i partisë "E Majta" Bernd Riexinger.
Ministri i Drejtësisë Heiko Maas në martën në mbrëmje (04.08) me urgjencë e nxorri në pension Rangen. "Besimi është cënuar rëndë", tha ministri Maas. Range të martën paradite e akuzoi ministrin për ndërhyrje në drejtësi në valën e hetimeve për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe deklaroi, se atij i kishin dhënë udhëzimin që ta ndërpriste menjëherë ekspertizën e jashtme dhe ta tërhiqte mandatin për këtë çështje. Ai ka vepruar sipas këtij udhëzimi.
Harald Range pas akuzave të rënda u nxorr në pension. Tani debatohet kryesisht për momentin se kur është dhënë udhëzimi. Maas pretendon, se për tërheqjen e ekspertizës është rënë dakord të premten me Rangen - e kjo është bërë madje pa pasur dijeni për përmbajtjen eventuale të saj. Range në të kundërt thotë, se fillimisht ai ka marrë udhëzimin nga ministri, pasi atij i ishte bërë i ditur vlerësimi i ekspertizës. Një ekspert i jashtëm, sipas Ranges, kish arritur në përfundim, se në dokumentat e bëra publike në prill vërtetë kemi të bëjmë me sekret shtetëror.
Maas në fokus të kritikës
Politikanët e disa partive e kritikojnë qendrimin e ministrit të Drejtësisë. Politikani kristiandemokrat i ngarkuar për politikën e brendëshme Hans-Peter Uhl mendon, se Ministria e Drejtësisë tre muajt e fundit ka qenë e informuar nga Prokurori i Përgjithshëm Federal për hetimet e mundshme. "Në këtë kohë ministri i Drejtësisë me sa duket nuk e ka përdorur autoritetin e tij kundrejt Ranges", i tha Uhl gazetës "Handelsblatt". Largimi i papritur i tij është i çuditshëm. "Unë e konsideroj atë të ekzagjeruar dhe si rrjedhojë edhe të gabuar", shton ai.
Edhe zëvendëskryetari i partisë liberale, FDP, Wolfgang Kubicki e kritikon ministrin e Drejtësisë. Ai e akuzon atë madje, se nuk është i aftë për postin. "Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm Federal për shkak të një procesi hetimor në vijim është i pashembullt në historinë e Republikës Federale", tha ai. "Ministri i Drejtësië gabohet, nëse beson, se me këtë do të mund ta shkëpusë vëmendjen nga dështimi i tij i rëndë." Vet ministri Maas, sipas Kubickit, do të kish mundur ta mbyllte procesin e hetimeve në marrëveshje me Prokurorin e Përgjithshëm Federal.
Shoqata e gjyqtarëve gjermanë solidarizohet me Rangen. "Një proces i diskutueshëm hetimor duhet të ndërpritet qysh në fazën, sipas të gjitha gjasave, sepse ministri i Drejtësië i trëmbej dëmit politik në Berlin", kritikon kryetari i shoqatës së gjyqtarëve, Christoph Frank.
Mirëkuptim për ministrin e Drejtësisë
Nënkryetari i partisë kristiandemokrate, Thomas Strobl, e përshëndeti largimin e Ranges. "Grindja mes Prokurorit të Përgjithshëm Federal dhe ministrit të Drejtësisë nuk mund të vazhdonte." Tani ka marrë fund "teatri absurd i politikës së sigurisë", njerëzit në vend nuk kanë mirëkuptim për grindje të tilla, i tha Strobl gazetës "Welt". Kjo për faktin, se gjendja e sigurisë është aq serioze sa asnjëherë tjetër. Po ashtu organet e sigurisë nuk duhet të dobësojnë njëri-tjetrin, shton Strobl.
Edhe sekretarja e përgjithshme e partisë socialdemokrate, Yasmin Fahimi, e mbrojti qendrimin e ministrit Maas. Sipas saj, ai ka nxjerrë konsekuencën e duhur prej "shkljes së besimit" nga ana e Ranges. Hetimet ndaj protalit "Netzpolitik.org" ishin gjithsesi një "gabim i rëndë".
Kristiandemokrati për politikëne brendëshme Wolfgang Bosbach thotë për gazetën "Handelsblatt", se reagimi i Maas është "i kuptueshëm". Por udhëzimi ministerial, që ekspertiza e mandatuar të ndërpirtet në gjysmë të rrugës, është disi problematik. Bosbach thotë, se pret tani që të jepet një përgjigje nëse "versioni i Ranges" apo ai i Mass është i drejtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, se në ç'moment ministri federal ka qenë në dijeni për hetimet dhe si ka reaguar ai ndaj tyre.
Edhe Maassen e de Maizière në shënjestër
Në shënjestër të kritikave janë gjithashtu edhe ministri Breendshëm Thomas de Maizière dhe presidenti i Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maassen. Ambjentalistët e konsiderojnë Range në këtë aferë si viktimë. Nënkryetari i grupit parlamentar të ambjentalistëve Konstantin von Notz konsideron, se jo vetëm ministri i Drejtësisë, por edhe presidenti i Entit Kushtetues dhe Ministri i Brendshëm kanë përgjegjësi. Zbardhja duhet të fokusohet tek këta persona, tha Notz. "Sulmi i papranueshëm ndaj lirisë së shtypit me argumentimin e pabazë për gjoja tradhëti ndaj vendit është konceptuar në Entin e Mbrojtjes Kushtetuese. As Ministria e Brednëshme për përgjegjësinë e saj nuk duhet të fshihet pas "fiaskos" mes ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm Federal", është shprehur Notz. Si një autoritet federal Mbrojtja Kushtetuese bën pjesë në sferën e kompetencave të Ministrisë së Brendëshme.
Portali "Netzpolitik.org" në prill pati publikuar një informacion mbi planet e Mbrojtjes Kushtetuese për të mbikqyrur më fort rrjetet online. Për këtë gazetarët kishin vendosur në rrjet dokumenta sekrete. Mbrojtja Kushtetuese bëri kallëzim. Range hapi procesin e hetimeve për tradhëti ndaj vendit kundër dy bloggerave dhe dha mandatin për një ekspertizë jashtë instituticonit të tij. Hetimet e Prokurorit të Përgjithshëm Federal në shumë drejtime u konsideruan si sulm ndaj lirisë së shtypit.