Acarohen marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Kolumbisë
26 Nëntor 2007Reklamë
Venezuela ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me fqinjën e saj Kolumbinë. Arsyeja është vendimi i presidentit kolumbian Alvaro Uribe për t'i hequr homologut të tij venezuelian Hugo Çavez mandatin për bisedime ndërmjtësuese me grupin e rebelëve Fark. Çavez ka kapërcyer kompetencat e tij në negociatat me rebelët kolumbianë u tha pak ditë më parë. Presidenti i Venezuelas ishte përpjekur për lëshimin e pengjeve në fund të muajit gusht por pa rezultate konkrete.