[No title]
2 Tetor 2010Reklamë
Ende nuk ishte mbushur viti i Rënies së Murit të Berlinit, kur pas 45 vitesh ndarjeje, më 3 Tetor 1990 gjermanët festuan bashkimin. Edhe puna e vërtetë, që dy shtete tërësisht të ndryshme të bëheshin një i vetëm, nuk kishte filluar ende. 20 vite më pas Deutsche Welle bën bilanc - në dimensione dhe në detaje: Si jetojnë njerëzit në Lindje dhe Perëndim? Ku është bërë realitet bashkimi, ku ka ende dallime? Dhe çfarë nënkupton bashkimi për ata që nuk e kanë përjetuar atë?