Është shkatërruar apo është shumëfishuar Al Kaida? | Bota | DW | 07.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Është shkatërruar apo është shumëfishuar Al Kaida?

Megjithë unitetin në shumë çështje, ndër ekspertët për Al Kaidën një pyetje mbetet e hapur. A përbën akoma sot kërcënim objekti i tyre i studimit, grupi terrorist Al Kaida përreth Osama bin Ladenit? A ka kontribuar vërtetë strategjia mbarëbotërore antiterror për ta dobësuar këtë rrjet, apo mos me rritjen e antiamerikanizmit në mbarë botën ka pasur efekt krejt të kundërt? Një vështrim nga Uashingtoni.

Persona të dyshuar për anëtarësi në rrjetin terrorist Al Kaida

Persona të dyshuar për anëtarësi në rrjetin terrorist Al Kaida

Marc Sageman, psikiatër dhe oficer në shërbimin e fshehtë CIA i lëshon Al Kaidës dëshminë e vdekjes. Grupi nuk ekziston më thotë ai:

Rohan Gunaratna, ekspert për terrorin në Institutin Strategjik në Singapor, pretendon të kundërtën. Sipas vlerësimit të tij, edhe tre vjet pas atentateve të 11 shtatorit El Kaida përbën një kërcënim serioz.

Ndoshta kjo në radhë të parë është çështje përkufizimi, pasi Steve Simon i "Rand Corporation", dikur anëtar i këshillit kombëtar të sigurimit gjatë presidencës së Clinton-it, konstaton një shndërrim nga grup në lëvizje.

"Në këtë pikë pajtohen të gjithë. Dallimi kryesor midis grupit dhe lëvizjes më duket se është rekrutimi i pjesëtarëve. Me sa shoh unë, rekrutimi i pjesëtarëve ka kaluar në proces vetëpërzgjedhjeje."

Me fjalë të tjera: Al Kaida dhe grupet terroriste të lidhura me të mund të jenë të sigurta se brezi i ri terrorist nuk mbaron, kështu mendojnë të gjithë ekspertët. Për këtë arsye për ish-drejtorin e njësisë antiterror brenda shërbimit të fshehtë CIA, Michael Scheuer, është iluzion të besosh se SHBA po bëjnë përparime në luftën kundër terrorizmit.

Para së gjithash SHBA duhet të përgatiten për gjendjen ku lufta kundër terrorit e shpallur prej tyre do të jetë e natyrës afatgjatë, mendon Bruce Hoffman, drejtor i "Rand Coporation".

"Vendimtare është që kundërshtarët tanë bëjnë luftë konsumimi. Kjo përbën një problem parimor për ne. Duke qenë se kundërshtarët tanë e kuptojnë këtë luftë si luftë konsumimi, ata janë përgatitur për diçka që sipas tyre do të zgjasë me vite, për të mos thënë me dekada."

Edhe në qoftë se lufta kundër terrorizmit shihet shpesh si ndërmarrje amerikane, sipas mendimit të ekspertëve rreziqet mbarëbotërore nuk duhen nënvlerësuar. Marc Sageman, ish-oficerii i CIA-s, druhet se atentatet e Madridit, Kazablankës ose Stambollit do të përsëriten. Dhe eksperti për terrorin Rohan Gunaratna nga Singapori sheh një rrezik në rritje si pasojë e ndërhyrjes së ushtrisë amerikane në Irak.

Disa ekspertë bëjnë thirrje që e vërteta të thuhet hapur. Edhe sikur Perëndimi të mendojë se nuk gjendet në luftë me islamizmin, faktet duhen pranuar.

Mbetet përfundimi kthjellues se terrori është një problem afatgjatë, arsyet e të cilit nuk janë ende të qarta për të gjithë.

  • Data 07.12.2004
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRS
  • Data 07.12.2004
  • Autor Martin Wagner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRS
Reklamë