Çështja është ndërlikuar së tepërmi! | Politika | DW | 16.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Çështja është ndërlikuar së tepërmi!

Për zgjidhjen e problemit të Qipros, BE-ja duhet të presë ndoshta ndryshimet politike në Ankara. Ankaraja nuk është dakord që të njohë anëtaren e BE-së, Qipro, pra pjesën greke të ishullit, madje as indirekt përmes njohjes së marrëveshjeve tregtare me BE-në.

Qiproja

Qiproja

Në 15 nëntor 1983 ish- udhëheqësi popullor, Rauf Denktash, proklamonte Republikën veriore turke të Qipros, e njohur në shkallë ndërkombëtare vetëm nga shteti nënë, Turqia. Ai u zgjodh atëherë edhe president i parë i foshnjes, që atëherë u cilësua e vdekur që në lindje. Ishulli mesdhetar i kontrolluar nga 30.000 ushtarë turq u vetëpavarësua në një kohë kur kishte vakuum pushteti. Ishin ditët e kalimit nga sundim i pushtetit ushtarak në atë të civil, me zgjedhjen nga populli të një qeverie. Asambleja e përgjithshme kombëtare turke dhe anëtarët e saj nuk ishin mbledhur ende në sesionin e parë, kur qeveria e Turgut Ozalit kishte problemin mbi tavolinë, konfliktin e qipros.

Deri më sot nuk ka ndryshuar gjë në këtë pikë. As konservativët, as sociademokratët, as fuqitë qeverisëse aktualisht me orientim religjioz, asnjë qeveri turke nuk ja kanë dalë të zgjidhë nyjen e konfliktit. Arsyeja: Pretendimi ndaj Qipros veriore është pjesë e pandarë e ideologjisë shtetërore, e cila mbrohet nga elita konservative-nacionaliste dhe ushtria.

Gabimi i palës turke qëndron në atë pikë, që pas shpërbërjes së sundimit shtatëvjeçar ushtarak në Greqi dhe rikthimin e demokracisë në vend, Turqia këmbënguli në ndarjen e ishullit. Për Bashkimin Evropian, është Qipro një gur prove për të justifikuar pretendimin e ngritjes së BE-së në një superfuqi që arrin të zgjidhë problemet e saj edhe në sferën e saj të influencës.

Por nuk është edhe tërësisht i gabuar edhe pikëpamja turke që Qiproja nuk është një një çështje evropiane, por e Kombeve të Bashkuara. BE-ja nuk mori shumë lavdi kur ajo pranoi pjesën greke të ishullit disa ditë pas referendumit, në të cilin pala greke refuzoi ribashkimin e Qipros mbi bazën e planir të ofruar nga Kofi Anan.

Pala turke u shpreh për një ribashkim të ishullit. Pas kësaj BE-ja vazhdoi me gabimet e saj. Gabimi më i madh ishte, premtimi qe ju dha pjesës turke të ishullit qipriot, se do të investoheshin 260 milionë euro për zhvillimin e tij dhe se do të hiqej embargoja tregtare ndaj Qipros veriore. Këto premtime nuk u mbajtën. Nga ana tjetër Ankaraja nuk do të duhej të nënshkruante bashkimin doganor me BE-në, që në të vërtetë do të thotë një njohje faktike e Republikës së Qipros, dhe hapje e porteve dhe aeroporteve për avvione dhe anije mallrash.

Gjendja tani është ndërlikuar. Mbijetesa politike e kryeministrit turk, Erdogan e varet nga qëndrimi i tij ndaj kërkesave të BE-së. Në vitin 2007 do të ketë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në Turqi. Presidenti zgjidhet nga partia e Erdoganit për drejtësi dhe zhvillim, që ka shumicën në parlament dhe Erdogani ja ka hedhur një sy këtij posti. Ndërsa zgjedhjet parlamenatre ka gjasa që t'i fitojnë ato parti, të cilat kanë orientim konservativ-nacionalist dhe refuzojnë zbutjen e themeleve të ideologjosë shtetërore. Një alternative tjetër per mosndërprerjen e negociatave me Turqinë deri në një ripërzierje të konstelacioneve politike në Ankara nuk ka.

  • Data 16.11.2006
  • Autor Baha Güngor
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo2
  • Data 16.11.2006
  • Autor Baha Güngor
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo2