1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Ushtria amerikane godet anijet iraniane të minave

11 Mars 2026

Pas raportimeve se Irani kishte vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane njoftoi se ka goditur anije iraniane të minave.

https://p.dw.com/p/5A9M7
Pamje e publikuar nga ushtria amerikane, goditen anije iraniane të minave
Ushtria amerikane eliminoi disa anije iraniane të minaveFotografi: CENTCOM/REUTERS

Që nga fillimi i luftës, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetësore për tregtinë e naftës. Pas raportimeve se Irani kishte vendosur mina në Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane deklaroi, se ka çaktivizuar më shumë se një duzinë anijesh iraniane që vendosin mina. Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme njoftoi se forcat e saj kishin shkatërruar disa anije detare iraniane, përfshirë 16 minahedhës, pranë ngushticës. Ajo gjithashtu publikoi pamje video që supozohet se tregojnë disa nga sulmet.

Donald Trump duke u larguar nga avioni Air Force One
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shprehur shqetësim për minim të mundshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe kishte kërcënuar Iranin.Fotografi: Saul Loeb/AFP

Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte shprehur shqetësim për minim të mundshëm të Ngushticës së Hormuzit dhe kishte kërcënuar Iranin. "Nëse për ndonjë arsye janë vendosur mina dhe nuk hiqen menjëherë, do të ketë pasoja ushtarake për Iranin në një shkallë të paparë", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Megjithatë, ai shtoi se nuk kishte marrë asnjë raportim se Republika Islamike ndërkohë po i vendoste minat detare atje. Më parë CBS News kishte raportuar se agjencitë e inteligjencës amerikane kishin sinjale, se Irani po përgatitej të vendoste mina në Ngushticën e Hormuzit. Ushtarakët amerikanë e konsiderojnë shoqërimin e cisternave të naftës shumë të rrezikshëm.

Pamje e publikuar nga ushtria amerikane
Që nga fillimi i luftës, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetësore për tregtinë e naftësFotografi: US Central Command/AFP

 

la/tgsch