1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përse mërdhin njeriu?

Babette Braun/Vilma Filaj-Ballvora28 Janar 2013

Të gjithë njerëzit mërdhijnë, pavarësisht se në ç'pjesë të Tokës jetojnë në Groenlandë, apo në Afrikë. Fllad të ftohti, rrënqethje, muskuj, që dridhen, ose dhëmbë, që kërcasin. Kushdo e njeh këtë. Por përse mërdhijmë ne?

https://p.dw.com/p/17SKp
QINGDAO, Jan. 5, 2013 Policemen examine ice condition at Xidayang Fishing Wharf in Qingdao, east China's Shandong Province, Jan. 5, 2013. The ice conditions in the Bohai Sea and the Yellow Sea this January may be more serious than that in the past years, forecasted by North China Sea Marine Forecasting Center of State Oceanic Administration
Kälte in Shandong Provinz China Schiffe im Eis eingefrorenFotografi: picture alliance/ZUMAPRESS.com

Secili mërdhin në mënyrën e vet. Dikujt i ftohen fillimisht veshët, të tjerëve pikësëpari u mërdhijnë duart. Këtë e konfirmon edhe dr. Joachim Latsch nga Shkolla e Lartë e Fizkulturës në Këln. Ndjenja e të ftohtit është krejtësisht individuale. Çdo njeri, sipas mjekut të sportit, ka sensorët e të ngrohtit dhe të ftohtit në lëkurë, përmes të cilëve regjistrohen temperaturat.

Gjithçka varet prej sensorëve

Disa kanë shumë sensorë në vesh, të cilët perceptojnë ndjenjën e „të ftohtit“, të tjerë kanë më pak sensorë në vesh, por kanë më shumë në pjesë të tjera të trupit. Edhe numri i sensorëve në tërësi është i ndryshëm, ndaj secili mërdhin në mënyrën e vet ndryshe nga të tjerët. Latsch e përshkruan këtë dukuri si një tekë të natyrës. „Ashtu siç njerëzit kanë madhësi të ndryshme të këmbës, ashtu ata kanë edhe numër të ndryshëm sensorësh, dikush më shumë e dikush më pak." Një sensor për „të ftohtit“ në fakt mund të dallojë vetëm temperaturat e të ftohtit, por jo sinjalet „vini re ngrohtë!"

Në mbarë botën e njëjta temperaturë trupi

Pavarësisht, se ku jeton një njeri, në Jug apo në Veri, në Sahara apo në Groenlandë, temperatura mesatare e trupit të njeriut është thuajse tek të gjithë e njëjtë. "Ne kemi të gjithë një temperaturë trupi prej 36,5 gradë. Kjo luhatet sipas njeriut“, shpjegon Latsch. "Kur temperatura e trupit i kalon 42 gradë, ajo kthehet në rrezik për jetën.“ Në këtë rast organet me rëndësi jetike si zemra dhe truri nuk punojmë më si duhet. Kjo çon në të fikët dhe në rastin më të keq deri në vdekje. Kësisoj trupi ynë shumë shpejt shkakton alarm, kur ulet temperatura bazë: ne mërdhijmë.

Ein mit seinem weißen Winterfell gut getarnter Hermelin sitzt auf dem Waldboden im Schnee.
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur njerëzit kishin gëzof

Edhe një rrymë e lehtë ajri të ftohtë mund të shkaktojë mërdhi dhe ne na rrënqethet lëkura. Kjo ka mbetur që nga koha, kur njerëzit kishin gëzof. "Në fund të fundit të gjitha qimet tona kanë një muskul të vogël", sqaron Latsch "dhe pikërisht në atë vend, ku ato dalin prej lëkurës. Ky muskul tkurret prej të ftohtit dhe i tendos qimet në trup." Këtë ai e bën për të krijuar një shtresë ajri të ngrohtë midis qimeve të gëzofit, që nuk ekziston më. Atje ku nuk ka më qime, krijohet lëkura e rënqethur.

Nga ndijesia e të ftohtit aktivizohet edhe një tjetër masë mbrojtëse, shton mjeku i sportit: dridhja e muskujve dhe kërcitja e dhëmbëve: “Trupi e ndien: 'Ëhë! Këtu ka nevojë për ngrohtësi. Këtu duhet të bëj diçka.' Dhe pastaj nis dridhja e muskujve." Nofulla e poshtme qëndron e lirshme në dy artikulacionet në pjesën e poshtme të kokës dhe ka një muskulaturë të fortë për përtypjen. Këto muskuj në të ftohtë fillojnë të dridhen dhe punojnë. Meqënëse nofulla e poshtme është e lëvizshme, kjo ndodh relativisht shpejt.

Ein Mann läuft am 20.01.2013 in Karlsruhe (Baden-Württemberg) auf einer komplett vereisten Straße mit Schlittschuhen. Auf den Straßen und Gehwegen in Baden-Württemberg hat am Sonntag Blitzeis für schwierigste Bedingungen gesorgt. Die Streudienste sind pausenlos im Einsatz, vor allem im Norden des Landes ereigneten sich in den Morgenstunden zahlreiche Unfälle. Foto: Susanne Kupke/dpa (zu lsw: "Blitzeis allerorten: Autobahnen im Südwesten teils gesperrt" vom 20.01.2013)
Fotografi: picture-alliance/dpa

Me muskuj kundër të ftohtit

Nga dridhja muskujt lëvizin, furnizohen më mirë me gjak dhe ne ngrohemi përsëri. Për gratë temperatura e trupit është veçanërisht e rëndësishme, sepse në të ftohtë trupi femëror duhet të furnizojë me ngrohtësi organet e brendshme për të mbrojtur një të palindur nga të ftohtit. Me rëndësi është edhe masa e muskujve. Kjo tek gratë përbën rreth 25 përqind të trupit, ndërsa tek burrat 40 përqind dhe sa më shumë masë muskuloze ka, aq më pak mërdhin njeriu. Por mendimi i përgjithshëm, se dhjami në brinjë është mirë për ta përballuar të ftohtin, nuk ka bazë. Të shëndoshët ndoshta mund të durojnë një gradë më shumë të ftohtit në krahasim me të dobëtit, por jo më tepër, thotë Latsch. Për njerëzit, të cilët mërdhijnë lehtë, mjeku i sportit ka një këshillë: "zgjidhja nuk është grumbullimi i dhjamit, por lëvizja!"