1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të mësojmë gjermanishten politikisht korrekt

Janna Degener / Angjelina Verbica24 Nëntor 2013

Me siguri që janë të pakët ata, që duan të diskriminojnë të tjerët. Por për ata, që e kanë gjermanishten gjuhë amtare, fjalët diskriminuese janë temë e diskutueshme. Si veprojnë mësuesit e gjuhës në këtë pikë?

https://p.dw.com/p/1AN2h
Fotografi: Doc RaBe - Fotolia.com

Ua drejton një autor parathënien e një libri të gjithë „lexuesve“, apo më mirë „të gjithë lexueseve dhe lexuesve“, “lexuesEve“, apo „lexues-eve“? A lejohet që një libër i vjetër për fëmijë në gjermanisht të përmbajë fjalën „negër“ në botimin e tij të ri? Prej shekujsh në zonën gjermanofone bëhen diskutime, se si duhet të flitet lidhur me grupe të caktuara njerëzish. Dhe që kur në Gjermani në fillim të viteve 1990 hyri koncepti i „political correctness“, diskutohet gjithnjë e më shumë, për mënyrat për të evituar diskriminimin gjuhësor, pa u bërë i pakuputeshëm, apo qesharak.

Këto diskutime, që fillimisht bëheshin kryesisht në ambjente të arsimuara, u përhapën më vonë përmes informimit të mediave duke lënë gjurmë dukshëm në komunikimin e përditshëm. „Kur vendasit me ngjyrë të çelët lëkure flasin për njerëz me ngjyrë të errët lëkure, zakonisht ata bëjnë një ngecje të shkurtër, për të bërë me duar shenjën e thonjëzave, apo për të përdorur fraza distancimi si „le të themi të zinj“, thotë germanistja Corinna Lucan, e cila trajton këtë temë në universitetin e Mynsterit.

Edhe në bisedë në lidhje me njerëzit, prindërit, apo gjyshërit e të cilëve janë të ardhur në Gjermani, vendasve u mungojnë shpesh fjalët: „Të huaj” shumë prej tyre nuk janë, sepse shpesh ata kanë pasaportë gjermane. „Migrantë“ nuk mund t'i quash, sepse në shumicën e rasteve ata kanë lindur në Gjermani. Edhe termi “njerëz me sfond migracioni” është ndërkohë i disktueshëm, ai është i gjërë, sepse, po ta shohësh çështjen në rrjedhën e shekujve, secili ka një histori migracioni dhe ky term të kujton grupet problematike të shoqërisë.

Korrektësi gramatikore, apo politike?


Në çështjen e emërtimeve „politikisht korrekte“ bëhet fjalë nga njëra anë për një temë të vështirë. Vetë ata, që e kanë gjuhën amtare, e kanë të vështirë të gjejnë shprehjen e duhur. Nga ana tjetër kjo tregon edhe se, çfarë relevance politike kanë këto çështje dhe se secili, që mëson gjermanisht herët a vonë do të konfrontohet me to.
Megjithatë duket se çështja e përdorimit të një gjuhe jo diskriminuese në mësimin e gjermnishtes si gjuhë e huaj nuk luan thuajse asnjë rol. Ndërsa korrektësia gramatikore është e pranuar nga shoqëria, korrektësia politike kuptohet prej shumëkujt si ndërhyrje në lirinë e mendimit. Kjo shpjegon edhe faktin, se përse diskutimet për një përdorim „politikisht korrekt“ të gjuhës kanë mundur deri tani të hyjnë me vështirësi në fjalorë dhe libra mësimorë. „Në fjalorin shpjegues të gjermanishtes Duden, që nga botimi i gjashtë i vitit 2006, termat "negër", apo "puthja e negrit", "cigan", apo "shnicel ciganesh", "i huaj", apo "azilant‘ cilësohen si problematike, thotë Sabine Elsner-Petri, e cila e ka trajtuar këtë temë në dizertacionin e saj. Në shumicën e rasteve diskutohet vetëm për ato terma, që luajnë rol në diskutimet e zhvilluara në media, ndërsa fjalët në lidhje me moshën, apo aftësinë e kufizuar nuk shtrohen për diskutim.

Jo të ndalojmë fjalët, por të mprehim shqisat

Nga njëra anë mësuesit e gjermanishtes si gjuhë e huaj, duhet t'i njohin pjesëmarrësit e kursit me konvencionet gjuhësore: „Një nga qëllimet pragmatike të mësimit të gjermanishtes si gjuhë e huaj, është që nxënësit të sillen në mënyrë adekuate, pa pasoja të pakëndshme ndër ata, që e kanë gjuhë amtare", thotë Lucan. Në të njëjtën kohë mësimdhënia nuk duhet t'i ngjajë një instruktimi, se cilat terma lejohen të përdoren dhe cilat jo: Sepse ajo, që sot perceptohet akoma si sjellje me edukatë, nesër mund të jetë joadekuate.

Mësuesit e gjermanishtes si gjuhë e huaj duhet të sensibilizojnë nxënësit për temën dhe t'i tregojnë atyre strategjitë, me të cilat ata të kuptojnë në kontekst sinjalet e atij, me të cilët flasin dhe të mund të reagojnë. „Fjala nuk është që nxënësit të shmangin çdo gabim, por të kuptojnë se kur shkelen rregullat dhe kalohen kufinjte dhe të mund të bisedojnë për këtë me ata që e kanë gjuhë amtare. Strategji të tilla u duhen atyre gjithmonë, kur hasin në kufijtë e kompetencave të tyre, edhe nëse u mungojnë për shembull fjalët, kur nuk e kuptojnë një konstrukt gramatikor, apo kur vënë re se nuk kuptohen“, mendon Lucan.

Sprachenatelier
Terma të komplikuara për vetë ata, që flasin gjuhën amatareFotografi: DW / Wojcik
Fjalë të caktuara cilësohen problematike
Fjalë të caktuara cilësohen problematikeFotografi: picture-alliance/dpa


Guxim për përdorimin e gjuhës në mënyrë kreative

Në varësi të objektivit dhe përbërjes së grupit kjo temë ofron edhe potencial për një përdorim reflektues dhe kreativ të gjuhës gjermane: Mund të marrësh në shqyrtim për shembull termin "paaftësi" dhe të pyesësh veten, nëse njerëzit janë me aftësi të kufizuara apo pengohen nga kontekste sociale. Ose mund të bëhen krahasime me gjuhët amtare dhe vendet e origjinës së nxënësve, në gjuhë të tilla si finlandisthja dhe hungarishtja për shembull nuk ka gjini gjuhësore, që mund të shprehet me përemër. Dhe diskutimet rreth "gjuhës politikisht korrekte", janë të njohura edhe në shumë vende të tjera perëndimore. Mbi këtë bazë, mund të kërkohen së bashku me nxënësit alternativat gjuhësore. Nëse nxënësit dëshirojnë t'i përdorin ato në jetën reale, ky është padyshim vendimi i tyre.