1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studimi: 47.000 viktima të vapës në Europë vitin e kaluar

13 Gusht 2024

Vitin e kaluar ka pasur rreth 47.000 të vdekur si pasojë e temperaturave të larta në Europë. Më e prekur është Greqia, kurse më të rrezikuarit janë gratë dhe të moshuarit.

https://p.dw.com/p/4jPgq
Vapë në Itali - persona nën çadër duke parë nga deti
Vapë në ItaliFotografi: Andrew Medichini/AP/dpa/picture alliance

Temperatura të larta këto ditë në Gjermani, por edhe vitin e kaluar nxehtësia theu një rekord, duke bërë të regjistrohet vera më e nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve. Një studim i "Barcelona Institute for Global Health" ka llogaritur, se në Europë vitin e kaluar ka pasur 47.000 të vdekur nga pasojat e temperaturave të larta.

Vajzë duke u freskuar
Fotografi: PantherMedia/picture alliance

Sidomos e prekur është Greqia (393 raste vdekjeje nga nxehtësia për 1 milionë banorë) dhe vendet e jugut europian, Bullgaria (229), Italia (209, Spanja (175) etj.  Sipas të dhënave, gratë vdesin më shpesh nga pasojat e nxehtësisë se burrat. Por autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore, "Nature Medicine" thonë, se ndërkohë ka filluar edhe një adaptim i njerëzve në jug ndaj nxehtësisë.

"Rezultatet tona thonë, se në këtë shekull ka pasur më shumë procese adaptimi në shoqëri ndaj temperaturave të larta se më parë" gjë që i ka ulur ndjeshëm problemet dhe vdekshmërinë nga vapa, sipas studiueses nga Barcelona, Elisa Gallo. Ky ekip vlerësoi të dhënat e Eurostatit të 96 milionë rasteve të vdekjes për të vlerësuar vdekshmërinë në 823 rajone në 35 vende europiane.

Liqeni i tharë Fanako në Sicili
Liqeni i tharë Fanako në SiciliFotografi: Andrew Medichini/AP/dpa/picture alliance