Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës: Si reagon bota?
4 Janar 2026
Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz tërheq vëmendjen për rrezikun e mungesës së stabilitetit politik pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë. "Lipset të garantohet një tranzicion i rregullt deri në krijimin e një qeverie të legjitimuar me zgjedhje", deklaron Merz. Sipas tij një klasifikim ligjor i aksionit të SHBA-së është "kompleks", për këtë qeverisë i duhet kohë. Lidhur me kreun e shtetit të shfuqizuar tashmë në Venezuelë Merz tha: "Nicolás Maduro e ka çuar vendin në kontaminim. Zgjedhjet e fundit u falsifikuan. Për këtë arsye ne – ashtu si shumë shtete të tjera në botë – nuk i kemi njohur zgjedhjet presidenciale. Maduro ka luajtur në rajon një rol problematik me aleanca të fanëkeqe dhe me implikimin e Venezuelës në tregtinë e drogës."
Ministria e Jashtme paralajmëron për rrezikun e udhëtimeve për në Venezuelë dhe u bën thirrje shtetsave gjermanë që ndodhen atje të qendrojnë në vende të sigurta.
Franca bën fjalë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare
Qeveria franceze kritikon aksionin e SHBA-sësi veprim kundër së drejtës ndërkombëtare. Aksioni, që çoi në arrestimin e presidentit Maduro, përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, komunikoi Ministria e Jashtme në Paris. "Asnjë zgjidhje e qendrueshme politike nuk mund të imponohet nga jashtë." Presidenti Emmanuel Macron bëri thirrje për ndryshim pushteti të drejtuar nga udhëheqësi i opozitës González Urrutia – i cili kandidoi për opozitën kundrejt Maduros në zgjedhjet presidneciale më 2024. Tranzicioni në prag duhet të jetë paqësor dhe demokratik, shkruan Macron në platformën online X.
Italia kritikon "veprimet ushtarake nga jasht"
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dekalroi, se një "veprim ushtarak nga jasht" nuk është rruga e duhur, për "t'u dhënë fund regjimeve totalitare". Njëkohësisht Meloni theksoi, se qeveria e saj konsideron si legjitime një "ndërhyrje të natyrës mbrojtëse" prej sulmeve hibride ndaj sigurisë vetiake – si p.sh., nëse aktorë shtetërorë mbështesin ose favorizojnë tregtinë me drogë në një vend tjetër. Meloni konsideorhet si simpatizante e Trumpit.
Spanja bën thirrje për depërshkallëzim dhe ofron të ndërmjetësojë në konflikt. Jemi "të gatshëm të ndihmjmë në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje demokratike, të negociuar dhe paqësore për këtë vend", deklaron Ministria e Jashtme.
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi, se është i gëzuar për fundin e sundimit të "presidentit ilegjitim" Maduro dhe dëshiron një tranzicion të qetë drejt një qeverie, që reflekton vullnetin e venezuelasve. Ai tha, se do të bisedojë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe me aleatët. Starmer shtoi, se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare.
BE dhe përfaqësues të OKB-së të shqetësuar
E ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, pas një telefonate me ministrin e Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio, bëri thirrje për maturi. "BE vazhdimisht ka deklaruar, se zotit Maduro i mungon legjitimiteti duke u shprehur për një tranzicion paqësor", shkruan Kallas në platformën X.
"Në çfarëdolloj rrethane duhet të respektohen parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Ne bëjmë thirrje për maturi", shton ajo, pa e kritikuar direkt SHBA-në. Siguria e shtetasve të BE-së në Venezuelë ka prioritetin më të lartë për Bashkimin Europian.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres zu shpreh thellësisht i shqetësuar duke folur për një përshkallëzim në Venezuelë. Aksioni ushtarak i SHBA-së potencialisht ka pasoja shqetësuese ndaj rajonit, thuhet në një deklaratë: "Këto zhvillime përbëjnë një precendent të rrezikshëm."
Shtetet e afërta me Maduron kritikojnë SHBA-në
Presidenti i Argjentinës Javier Milei vlerësoi "lirinë" e re për Venezuelën, ndërsa Meksika dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e dënuan si të papranueshme ndërhyjen. Një shkelje e tillë e së drejtës ndërkombëtare është një hap i parë drejt një botet ë dhunës dhe kaosit, ku sundon e drejta të më të fuqishmit, shkruan Lula në X.
Rusia e dënoi sulmin ushtarak të SHBA-së ndaj Venezuelës me fjalë të qarta. Ky veprim është "thellësisht shqetësues dhe i pamoralshëm", deklaroi Ministria e Jashtme ruse në Moskë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë "agresion të armatosur". Rusia qendron solidare në anën e Venezuelës.Veprimi i ushtrisë së SHBA-së është pasojë e një armiqësie ideologjike të SHBA-së.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i siguroi gjatë një telefonate zëvendëspresidentes së Venezuelës Delcy Rodriguez solidaritetin e vendit të tij. Të dyja palët janë shprehur, se duan të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të gjejnë një rrugëdalje nga situata përmes një dialogu, komunikoi Ministria e Jashtme në Moskë.
Edhe Kina e kritikoi ashpër veprimin e SHBA-së: "Kina është thellësisht e tronditur dhe e dënon ashpër përdorimin e dhunës nga SHBA-ja kundër presidentit të një vendi", komunikoi Ministria e Jashtme në Pekin. Republika Popullore e Kinës me vendosmëri e refuzon një qendrim të tillë "hegjemonial të SHBA-së", sepse kjo është "shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare".
Irani po ashtu e dënoi ashpër sulmin ushtarak të SHBA-së. Kemi të bëjmë me një "shkelje flagrante të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial", vuri në dukje Ministria e Jashtme iraniane. Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel u shpreh për "terror shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelas dhe kundër Amerikës sonë".
ard/dw/dpa