1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëri: Arrestime nën dyshim për tregti me mbetje toksike

4 Shkurt 2026

Nën dyshimin për tregti me mbetje toksike në Shqipëri u arrestuan 20 vetë. Këtë e komunikoi të mërkurën (04.02.2026) policia e Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/5861v
Duar të lidhura me pranga pas shpine të një personi të arrestuar
20 persona të dyshuar lidhur me tregtinë me mbetjet toksike u arrestuan, sipas policisë, janë në kërkim edhe bashkëveprues të tjerë të dyshuar.Fotografi: picture-alliance/dpa

Pas arrestimit të 20 personave të dyshuar lidhur me tregtinë me mbetjet toksike, sipas njoftimit të policisë, janë në kërkim edhe bashkëveprues të tjerë të dyshuar, ndër ta edhe një shtetas gjerman. Prokuroria për shkak të skandalit me mbetjet toksike të martën në mbrëmje lëshoi 33 urdhër-arreste. Më parë një laborator në Itali konfirmoi se mbetjet përmbanin lëndë toksike.

Tregti globale me mbetje toksike

Mbetjet, sipas Prokurorisë së Shqipërisë, do të duhej të ishin larguar në korrik 2024 nga Shqipëria dhe u transportuan drejt Tajlandës me anije të depozituara në më shumë se njëqsind kontenierë. Tajlanda e refuzoi furnizimin, pasi mbrojtësit e mjedisit tërhoqën vëmendjen për përmbajtjen toksike. Si rrjedhojë furnizimi u kthye sërish në Shqipëri. Në dokumentat zyrtare të ngarkesës së anijes thuhet, se bëhet fjalë për oksid hekuri - por në të vërtetë ngarkesa ishte me mbetje toksike.

Mbetjet industriale, sipas të dhënave të mbrojtësve të mjedisit, shpesh nga vendet perëndimore transportohen ilegalisht me anije për në Azi dhe Afrikë, ku depozitohen ose riciklohen. Volumi i kësaj tregtie globale ka një vlerë vjetore mbi 80 miliardë dollarë.

afp