1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumanisë i kthejnë shpinën të shkolluar dhe të pashkolluar

Keno Verseck26 Dhjetor 2012

Emigracioni në Rumani ka traditë. Por tani vendit po i kthejnë shpinën aq shumë vetë, si kurrë më parë. Shumë prej tyre emigrojnë në Gjermani.

https://p.dw.com/p/163Jn
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz

Kur Sorin D. flet për vendlindjen e tij, çështja komplikohet. Që prej dhjetë vjetësh mjeku okulist jeton në Gjermani, ku ka edhe miq, dhe punon në një klinikë okulistike në Berlin. Dhe megjithatë 35-vjeçari kur viziton për „krishtlindje, apo për pashkë familjen e tij në Miercurea Ciuc në Transilvani“ thotö se po shkon për „në shtëpi“. Shtëpia e prindërve dhe gjuhët e tij amtare hungarishtja dhe rumanishtja janë ato që i japin atij ndjenjën e vendlindjes.

Edhe pse Rumania është atdheu i Sorin D, vendi sot nuk i jep atij më atë, që akademiku pret nga një shtet modern. Kur vitin e kaluar u diagnostikua se xhaxhai i tij kishte kancer, qëndrimi në spital u kthye për xhaxhain në një torturë. Ilaçet dhe ushqimet pacienti duhej t’i siguronte vetë, personeli e shante dhe pas operacionit ai për pak sa nuk dehidroi. Gjashtë muaj pas diagnozës së kancerit xhaxhai i Sorinit vdiq, megjithëse, kështu mendon mjeku deri sot, ai mund të kishte shpëtuar. „Kushtet në spitalet rumune nuk u përgjigjen standardeve spitalore, janë johumane dhe pa ryshfet aty nuk bën dot asgjë“, thotë mjeku me hidhërim. Vasile Astarastoiae, kryetar i shoqatës profesionale të mjekëve rumunë, paralajmëron nga rreziku i shkatërrimit të kujdesit shëndetësor, për shkak të mungesës së afro 50.000 mjekëve.



Tregti fitimprurëse me qytetarë

Eine Ärztin läuf allein einen Flur einer Krankenstation in einem Berliner Krankenhaus entlang, aufgenommen am 05.12.2005. Immer weniger Ärzte müssen hierzulande immer mehr Patienten betreuen (Illustrationsfoto zum Thema Arzt, Versorgung, Mediziner-Mangel, Krankenhaus) +++(c) dpa - Report+++
Shumë mjekë po largohen nga RumaniaFotografi: picture-alliance/ZB

Dhe nuk është çudi, që personeli me kualifikim të lartë largohet nga Rumania, për të guxuar të fillojë nga e para jashtë vendit. Fjala është për mjekë, infermierë, inxhinierë, ekspertë të ekonomisë, apo juristë. Politologu nga Bukureshti, Cristian Pârvulescu, diagnostikon një brain drain të vërtetë: „Bëhet gjithnjë e më e vështirë, që të ruhet një cilësi e caktuar në shërbimin publik. Dhe pa një shërbim të fortë publik e pa një sistem të mirë arsimor nuk ka demokraci funksionuese.”

Emigracioni ka traditë të gjatë në Rumäni. Që në mesin e shekullit XIX, kur principatat rumune filluan të shkëputeshin nga ndikimi osman, ishte pjesë e të qenit fisnik, që të kaloje një farë kohe në Evropën Perëndimore. Ndërsa rumunët nga shtresat më të varfëra emigronin në SHBA.

Pakicat dhe mbledhësit e luleshtrydheve

Nën diktatutën komuniste qenë pakicat ato që i kthyen shpinën Rumanisë. Deri në rrëzimin e diktatorit Ceauşescu në dhjetor1989 nga vendi qe larguar shumica e rreth 400.000 hebrejve, që kishin mbijetuar holocaustin dhe më shumë se gjysma e pakicës gjermane me 350.000 mijë anëtarë. Një eksod, që u përshpejtua pas rënies së perdes së hekurt.

Eine Menschenmenge umringt im März 1990 in Bukarest eine umgestürzte Lenin-Statue. Nach dem Sturz des Diktators Nicolae Ceausescu am 22. Dezember 1989 herrschten in Rumänien bürgerkriegsähnliche Zustände. Mitglieder der Geheimpolizei Securitate, Schergen des selbsternannten "Conducator" (Führer) Ceausescu, lieferten sich mit der auf der Seite des Volkes kämpfenden Armee erbitterte Kämpfe. Ceausescu und seine Frau wurden auf der Flucht verhaftet und am 25. Dezember 1989 von einem militärischen Sondergericht zum Tode verurteilt und erschossen.
Kriza në Rumani, 1990Fotografi: picture alliance/dpa

Që nga fillimi i këtij shekulli nivele rekord arrin edhe migracioni i vetë rumunëve. Nevoja për fuqi punëtore në shtetet e Evropës jugore, Spanjë dhe Itali, si dhe lehtësimi gradual i mundësive për të udhëtuar jashtë shteti joshën qindra mijëra vetë, që të punonin si „căpsunarii” (mbledhës luleshtrydhesh), në fushat e luleshtrydheve apo në plantacionet e frutave në Spanjë. Afro tre milionë rumunë e fitojnë jetesën kryesisht, apo krejtësisht në vendet e Evropës Perëndimore, në Spanjë dhe Itali, por gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani. Në Rumani ata quhen ndërkohë “stranierii”, sipas fjalës italiane për “të huaj”.

Rumanisë nuk i kthejnë shpinën vetëm shumë specialistë, por edhe shtresat e dobëta sociale. Në radhë të parë romët, që ikin nga mungesa e perspektivës, margjinalizimi dhe racizmi në vendlindjen e tyre. Për vite me radhë Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe dhe Irlanda kanë qenë destinacione të preferuara emigracioni, ndërkohë ata vijnë gjithnjë e më shumë edhe në Gjermani.

„Emigracioni na dëmton jashtë mase“

Roxana Prodan përfiton nga emigrimi i shumë rumunëve jashtë shtetit. Sipërmarrësja 54-vjeçare nga Bukureshti ndërmjetëson me firmën e saj „Manpower“ vende pune për rumunët jashtë vendit dhe sjell në të njëjtën kohë punëtorë të huaj në Rumani. Edhe ajo, duke pasur parasysh këto zhvillime, ka frikë për të ardhmen e vendit të saj. „Për të pakësuar emigrimin jashtë shtetit duhet të përmirësohet në radhë të parë sistemi arsimor dhe të rritet niveli i pagave. Kështu stimulohen të rinjtë për të qëndruar këtu.“

Për Sorin D. kthimi në Rumani momentalisht nuk vjen në konsideratë. Ai në fakt nuk mund ta imagjinojë që të largohet përsëri nga Gjermania. Edhe sikur, atëherë ai do të donte të punonte në një spital privat rumun, pa korrupsion dhe me pajisje të mira mjekësore. „Këtu në Gjermani punohet në fakt shumë“, thotë okulisti, „por pacientët kanë përkujdesje të mirë shëndetësore dhe trajtohen mirë. Kjo është e rëndësishme për mua si mjek.“

Rumunë të suksesshëm në Gjermani

Anca Grosu, radiologe

Grosu

Nicolas Simion, saksofonist

Nicolas Simion nga Rumania

Andrei Lupas, biolog

Andrei Lupas nga Rumania

Valentin Platareanu, regjisor

[No title]