1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rosa Luksemburg: Frymëzuese dhe stimuluese

15 Janar 2019

Socialdemokrate, spartaniste, komuniste, revolutionare - politikanja e vrarë më 1919, Rosa Luksemburg ishte dhe është po aq e diskutueshme sa edhe e vlerësuar. Kjo vlen edhe për bashkëluftëtarin e saj, Karl Liebknecht.

https://p.dw.com/p/3BXaM
Rosa Luxemburg und Karl Liebknecht Gedenkmarsch 1953
Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht përkujtohen në Gjermaninë Lindore RDGJ, 1953Fotografi: Getty Images/Keystone/Hulton Archive

Rosa Luksemburg: Largpamëse dhe karizmatike

Revolucionarja e vrarë më 1919 Roza Luksemburg, ishte dhe është po aq e diskutueshme sa edhe e vlerësuar.

Socialdemokrate, spartaniste, komuniste, revolutionare - politikania e vrarë më 1919 Roza Luksemburg ishte dhe është po aq e diskutueshme sa edhe e vlerësuar. Kjo vlen edhe për bashkëluftëtarin e saj, Karl Liebknecht.

Gjermania 100 vjet më parë: Lufta e Parë Botërore sapo kishte përfunduar, perandori ishte arratisur, por për paqen as që bëhej fjalë. Ndonëse socialdemokrati Philipp Scheidemann kishte shpallur Republikën më 9 nëntor 1918, në Berlin, revolucioni i nxitur prej ushtarëve dhe i mbështetur nga punëtorët vazhdonte. Njerëzit ende vdisnin - sepse gjermanët qëllonin kundër gjermanëve, në luftë për reformimin e qeverisë, ashtu siç e konsiderojnë ata të ishte e drejtë. Në janar të 1919 ngjarjet precipitojnë. Ato hynë në histori si kryengritja e spartanistëve, sepse ndër të tjera në to ishte përfshirë edhe lidhja marksiste e spartanistëve.

Demonstratat masive u kthyen në rend të ditës. Qeveria provizore ishte një koalicion i socialdemokratëve (SPD) me socialdemokratët e pavarur (USPD), drejtuar prej kryetarit të SPD-së, Friedrich Ebert. Ajo përballet me presionin masiv të protestave në rrugë. Partia Komuniste e Gjermanisë (KPD) e themeluar në ndërrimin e viteve has nën presion. Protagonistët e saj janë dy ish-politikanë socialdemokratë: Karl Liebknecht dhe Rosa Luksemburgu.

Deutschland, Berlin: Gedenken an Rosa Luxemburg und Karl Liebknecht
Në kujtim të Roza Luksemburgut dhe Karl LibknehtitFotografi: picture-alliance/dpa/J. Carstensen

Ëndërra e paplotësuar për socializmin demokratik

Për shkak të qendrimit të tyre të pakompromis kundër luftës ata shumë shpejt u izoluan prej partisë së tyre, kur SPD votoi më 1914 për obligacionet e luftës që do të financonin Luftën e Parë Botërore. Luksemburgu dhe Liebknechti u bashkuan me USPD. Në dimrin e revolucionit 1918/19 ëndrra e tyre për një republikë të këshillave socialiste për pak kohë dukej sikur po përmbushej. Shembull ishte Rusia, ku revolucioni i 1917 kishte qenë i sukseshëm - megjithatë shpejt ajo u shndërrua në diktaturë të partisë. Rosa Luksemburgu e refuzoi këtë. Demokracia dhe socializmi sipas Luksemburgut, ishin "të pandashme", thotë historiani hamburgas Marcel Bois, në bisedë me Deutsche Welle-n.

Jo vetëm politika duhej konceptuar në mënyrë demokratike, por edhe ekonomia. Prandaj ajo përkrahu lëvizjen e Këshillave por nuk pranonte puçin. Ky qëndrim ka qenë fillimisht pjesë e programit të KPD, partisë komuniste. Pushteti nuk do të merret kurrë me gjë tjetër, veç "dëshirës së qartë, vullnetit të qartë të shumicës së masës proletare në Gjermani."

"Karl, a vazhdon ky të jetë programi ynë?"

Çfarë roli kanë luajtur dy komunistët më promientë në kryengritjen e spartanëve në janar 1919, është ende e diskutueshme midis historianëve edhe sot. Marcel Bois vlerëson se shtysa është dhënë kryesisht nga forcat revolucionale brenda ndërmarrjeve industriale dhe Liebknechti "është frymëzuar" nga kjo atmosferë. Synimi ishte të rrëzohej qeveria. Por Luksemburgu e ka pyetur partnerin e saj: "Karl, a është ky programi ynë?"

Ky episod që ka mbërritur deri tek ne na bën të marrim me mend se sa shumë janë munduar Luksemburgu dhe Liebknechti për të gjetur kursin e duhur. Me vrasjen e tyre dyzimi i Të majtës hyn në një fazë të re.

Më 15 janar ata të dy u vranë në mënyrë shtazarake. Ushtarë të Korpusit vullnetar me qëndrim të djathtë, vranë me urdhër të socialdemokratëve në pushtet Liebknechtin, sipas paraqitjes zyrtare "kur ishte duke u larguar". Luksemburgu po ashtu vritet dhe trupi i hidhet në ujërat e lumenjve të Berlinit.

"Liria është gjithnjë liri për ata që mendojnë ndryshe"

Karl Liebknecht deutscher Revolutionär
Fotografi: picture-alliance/dpa/Ria Novosti

Për të kujtuar ata të dy socialistët dhe komunistët organizojnë çdo vit një demostratë të heshtur. Ajo zhvillohet kryesisht të dielën e dytë të janarit dhe mijëra vetë bëjnë pelegrinazh në monumentin e ngritur nga socialistët në ish-Gjermaninë lindore, në Berlin -Friedrichsfelde. Në kohën e Gjermanisë së ndarë, në RDGJ, ky ritual i zhvilluar nën regjimin komunist ka qenë kontradiktor. Sepse pushtetmbajtësit përkujtonin një grua dhe një burrë, që kishin refuzuar të pranonin diktaturën e një partie. Dhe RDGJ, nuk ishte asgjë tjetër veç diktaturës së një partie, që në ditën e parë të saj.

Eksperti i komunizmit, Marcel Bois kujton se disidentët e periudhës së vonshme të RDGJ, i referoheshin Liebknechtit dhe Luksemburgut. Një vit para rënies së Murit më 1989, ata sfidojnë në një aktivitet tradicional të sindikatave pushtetin. Në pankartat e mbajtura në duar ata kërkonin ndryshim thelbësor të shoqërisë, duke cituar kështu Rosa Luksemburgun. Mes citateve bën pjesë edhe fjalia e famshme në lidhje me kritikat e saj për revolucionin rus: "Liria është gjithnjë liri e atyre që mendojnë ndryshe".

Rosa Luxemburg deutsche Revolutionärin
Fotografi: Getty Images/Hulton Archive

Fondacioni Luxemburg: "Një copëz kompesimi"

Trashëgimia shpirtërore e dy politikanëve popullorë njësoj të dashur si të diskutuar vazhdon të ruhet kryesisht nga Fondacioni Rosa Luksemburg. Drejtorja e Fondacionit, Dagmar Enkelmann e shikon "si një copëz kompensimi", faktin që Fondacioni që është një institucion arsimor i afërt me Partinë e Majta, të quhet me emrin e revolucionares së vrarë. Gjatë periudhës së Gjermanisë lindore, RDGJ, Luksemburg ishte vendosur në muzeum, thotë Enkelmann në një intervistë me DW. Për idetë e saj teorike, leximin e tyre në artikuj gazetash ose në letra, nuk kujdesej kërkush.

Duke patur parasysh zgjedhjet europiane në maj të këtij viti, Enkelmann kujton sërish përçarjen e përjetshme të Të Majtës. Është ende e paqartë, nëse do të krijohet një fraksion i përbashkët. Të djathtët bashkohen shumë shpejt me njëri tjetrin, thotë ish-deputetja e Të majtëve në Bundestagun gjerman. Kurse për të Majtët mund të thuhet nga përvoja 200 vjeçare "që e Majta shumë shpejt ngre barrikada midis vetes së vet dhe punon shumë pak me "atë që na bashkon". Këtë përvojë pati edhe Rosa Luksemburg, e cila e pagoi me jetën e saj.

Dagmar Enkelmann
Dagmar EnkelmannFotografi: Imago/J. Heinrich

 

 

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore