Qeveria e re talibane jo gjithëpërfshirëse | Bota | DW | 08.09.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Qeveria e re talibane jo gjithëpërfshirëse

Talibanët radikalë-islamikë prezantuan anëtarët e parë të qeverisë së re, që nuk është gjithëpërfshirëse. Qeveria drejtohet nga Mulla Mohamed Hasan Akhund, një i afërm i themeluesit të grupit të talibanëve, Mullah Omar.

Zëdhënësi i talibanëve, Sabiullah Muxhahis u shpreh në një konferencë shtypi në Kabul, se është rënë dakord që të emërohet një kabinet i përkohshëm qeveritar dhe të bëhet publik që të "mund të kryhen punët e nevojshme qeveritare".

Mulla Mohamed Hasan Akhundi, që do të drejtojë qeverinë është një anëtar themelues i talibanëve, ka qenë së fundmi në këshillin drejtues të Rahbari Shurës dhe konsiderohet si i besuar i drejtuesit të talibanëve, Haibatullah Akundsada. Akhundi vjen nga Kandahari dhe ka pasur poste të rëndësishme gjatë sundimit të parë të talibanëve dhe konsiderohet si i moderuar. Ai ka qenë bashkëluftëtar i Mullah Omarit, një nga themeluesit e talibanëve dhe kreu i Afganistanit nga viti 1996-2001.

Pakistan Islamabad | Treffen von Nawaz Sharif und Mulla Mohammad Hassan Akhund 1999

Mullah Mohamad Hasan Akhund si ministër i jashtëm taliban në vitin 1999 në takim me kryeministrin pakistanez, Navaz Sharif

Dy nga përfaqësuesit e Akundit janë Mullah Abdul Ghani Baradar, zëvendëskreu i talibanëve dhe nënshkruesi i marrëveshjes së talibanëve me SHBA për dhënien fund të misionit ushtarak në Afganistan. Zëvendësi i dytë është Maulaui Abdul Salam Hanafi, që ka punuar në zyrën politike të talibanëve në Doha. Zëvendëskryetarë talibanë si Mullah Jakub dhe Siradxhudin Hakani do të bëhen respektivisht ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm. Hakani është djali i themeluesit të rrjetit Hakani, që SHBA e kategorizojnë si organizatë terroriste. Për postin e ministrit të Jashtëm është planifikuar Abaz Staniksai.

Në tërësi talibanët japin 33 poste. Zëdhënësi i talibanëve, tha se postet janë dhënë në mënyrë provizore. Emërimi i Akundit tregon se "sa pak ne në perëndim dimë për talibanët dhe sa pak mund t'i parashikojmë vendimet e tyre", tha eksperti i Afganistanit, Thomas Ruttig nga instituti i Kabulit, Afganistan Analysts Network. Para dhënies së posteve, mendohej se Baradar do të ishte kryeministri i ri. Talibanët nuk e përmbushën deri tani kërkesën për një qeveri gjithëpërfshirëse.

 

 

la/kle/qu (rtr, ape, dpa)