1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin injoron kritikat ndaj reformës kushtetuese

5 Korrik 2020

Reforma e diskutueshme kushtetuese në Rusi ka hyrë në fuqi. Këtej e tutje interesat kombëtare qendrojnë mbi të drejtën ndërkombëtare, por kjo ngjall kritika në botën e jashtme. Qeveria në Moskë nuk do t’ia dijë për këtë.

https://p.dw.com/p/3eoRB
Russland Moskau | Nach der Abstimmung über Verfassungsänderung: Wladimir Putin
Fotografi: Reuters/Kremlin

Teksti i ri i kushtetutës u publikua të shtunën (04.07). Presidenti Vladimir Putin më parë pati nënshkruar dekretin përkatës. Ligji i ri themeltar i zgjeron kompetencat e pushtetit të presidentit Putin dhe i mundëson atij qeverisjen deri në vitin 2036, në rast se ai do të rizgjidhet. Opozita në Rusi e akuzon presidentin për një „grusht shteti".

Në botën e jashtme krijon shqetësim në radhë të parë fakti, që në bazë të kushtetutës së re interesat kombëtare qendrojnë mbi ato të së drejtës ndërkombëtare. Bashkimi Europian i bëri thirrje Rusisë, që megjithatë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare. Zëdhënsi i Kremlinit Dmitri Peskov shpjegoi, që vendi i tij në shkallë të gjerë do të vazhdojë t'i përmbahet së drejtës ndërkombëtare. "Por edhe në të ardhmen Rusia në radhë të parë do të ndjejë detyrim për sovranitetin e vet", nënvizoi Peskov. Ai theksoi, se Rusia do ta injorojë kritikën nga bota e jashtme lidhur me ligjin themeltar.

Der Sprecher des russischen Präsidenten Dmitri Peskow
Zëdhënsi i Kremlinit Dmitri PeskovFotografi: picture-alliance/M.Metzel

Për kushtetutën, sipas të dhënave të Komisionit Elektoral, kanë votuar 77,92 përqind e zgjedhësve. Opozita është e mendimit, se ka pasur falsifikime masive të votave. Edhe në nível ndërkombëtar ka pasur kritika në këtë pikë.

Veʕanërisht ka tërhequr vëmendjen rasti i dhunës masive të policisë ndaj një gazetari në Shën Peterburg. Policët i thyen krahun një reporteri, i cili donte të vëzhgonte votimin në një qendër elektorale. Politikani i opozitës Alexej Navalny publikoi në internet një video të sulmit të policisë duke e quajtur atë si një ndër dalsifikimet më të rënda të zgjedhjeve.

Eshtë dokumentuar në mënyrë të shumëfishtë, se si fletët e votimit në pirgje janë ngjeshur nëpër kuti. Deri në 27 milionë vota janë falsifikuar, tha Navalny duke iu referuar matematicienëve. Ai bëri thirrje që të burgoset drejtuesja e Komisionit Elektoral, Ella Pamfilova.uh/wa (dpa)