Ndërron jetë Michael Jackson
26 Qershor 2009
Ylli i pop-it Michael Jackson ka vdekur. "Mbreti i popit" ndërroi jetë në moshën 50 vjeçare në një spital në Los Angeles. Ky lajm u bë i ditur nga një mjek ligjori qytetit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një goditje në zemër. Shkaqet e vdekjes do të jepen me hollësi pasi të bëhet autopsia.
Sipas CNN-it, mjekët që mbërritën me ambulancë për t’i dhënë ndihmën e parë në shtëpine e tij, thanë se e kanë gjetur Jackson-in pa frymë. Jackson e filloi karrierë muzikore në vitet 80` të shekullit të kaluar duke arritur shumë shpjet famë botërore si ylli më madh i popit. Albumi i tij "Triller" i vitit 1982 vlersësohet si albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave.
Al Sharpton, një mik i ngushtë i këngëtarit dhe aktivist për të drejtat e njeriut e quajti Michael Jackson-in një figurë historike që promovoi pranimin nga shoqëria e njerëzve me ngjyrë: "Michael Jackson e bëri kulturë pranimin e një personi me ngjyrë përpara Tiger Woods, Oprah Winfrey dhe po ashtu përpara Barack Obama-s".
Më 13 korrik ai do të hapte në Londër turin e koncerteve duke shënuar edhe një rikthim të tij në skenë.
Autore: Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Sonila Harasani