Marcel Fürstenau
Ekspert për politikën dhe historinë bashkëkohore. Temat e preferuara: Të drejtat civile, shërbimet sekrete, RDGJ, epoka naziste
Politika është shumë më tepër se qeveria dhe opozita, thotë Marcel Fürstenau. Kjo është arsyeja pse atë e tërheqin njerëzit që duan të tregojnë diçka ose që kanë diçka për të fshehur.
Marcel Fürstenau u rrit pikërisht pranë Murit të Berlinit – por gjithmonë ndihej i lirë, sepse jetonte në anën perëndimore. Një kohë mbrujtëse që qysh herët do të mprehte vështrimin e tij për ngjarjet e mëdha dhe ngjarjet e shumta të vogla që fshihen pas tyre. Ai do t'u jetë përjetësisht mirënjohës gjermanëve të Lindjes për kurajën e tyre gjatë Revolucionit Paqësor të viteve 1989/90. Kjo ngjarje botërore-historike vazhdon të ketë ndikim mbi të profesionalisht dhe privatisht edhe sot e kësaj dite. Nuk është çudi që kjo është tema më e preferuar në raportet, analizat, intervistat dhe komentet e tij. Gjithashtu në ofertë: të drejtat civile, shërbimet sekrete, epoka naziste. Megjithëse, si germanist, ai interesohet më shumë për nuancat e grisë sesa për tablotë bardhezi. Gjëja kryesore për të në gazetari nuk është shpejtësia, por këmbëngulja dhe durimi.