Mali i Zi në shok | Ballkani | DW | 13.08.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Mali i Zi në shok

Në qytetin malazez Cetinje një burrë ka vrarë të paktën 10 vetë dhe ka plagosur 6 të tjerë. Sfondi i kësaj gjakderdhjeje nuk është plotësisht i qartë, por flitet për sulm amok. Ngjarja ka shokuar Malin e Zi.

Autori i krimit një 34 vjeçar duket se ka vrarë në fillim një nënë dhe dy fëmijët e saj, tetë dhe 11 vjeç, bëri të ditur kreu i policisë së qytetit Cetinje, Zoran Brdjanin. Viktimat e para jetonin në shtëpinë e personit që kreu sulm amok në lagjen Medovina. Nuk dihet ende se pse ai i ka qëlluar për vdekje këta persona. Mediat raportojnë "për sherre familjare". Më pas vrasësi që përmendet me emrin V.P. me një armë gjahu doli në rrugë dhe qëlloi pa dallim mbi qytetarët. 10 vetë humbën jetën, kurse 6 të tjerë u dërguan në spital. Tre persona ndodhen në rrezik për jetën.

Sulmi amok mori fund vetëm pasi një qytetar e qëlloi autorin, bëri të ditur, prokurorja që drejton hetimet, Andrijana Nastic. Sipas të dhënave të saj edhe një polic ndodhet mes të plagosurve.

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç shkroi në twitter, se "është thellësisht i tronditur" nga kjo "tragjedi e tmerrshme" dhe bëri thirrje për "solidaritet më familjet, që kanë humbur të dashurit e tyre". Kurse kryeministri Dritan Abazoviç foli në Telegram për një "tragjedi të paparë" dhe bëri thirrje që të jemi me mendje me familjet e viktimave të pafajshme. Ai shpalli zi kombëtare për tre ditë.

Akti më i rëndë i përgjakshëm prej disa dekadash

Qyteti i vogël Cetinje me 14.000 banorë ndodhet 36 km larg kryeqytetit Podgoricë. Cetinje deri në vitin 1918 ka qenë kryeqytet i Mbretit Nikolla I, sot ndodhet aty rezidenca presidenciale, por jo qeveria. Sulmet amok kanë qenë shumë të rralla në Malin e zi. Sulmi në Cetinjë është sipas të dhënave zyrtare akti më i rëndë i përgjakshëm që ka ndodhur prej disa dekadash në vend.

 

 

 

 

la/mak/ack (afp, dpa, rtre, ape)