Lufthansa heq nga përdorimi fjalët zonja dhe zotërinj | Gjermania | DW | 16.07.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Lufthansa heq nga përdorimi fjalët zonja dhe zotërinj

Lufthansa heq dorë nga përdorimi i formulës “Mirëseerdhët në bord, zonja dhe zotërinj!" për të shmangur përcaktimet gjinore për klientët.

Mos u habisni nëse në fluturimin tuaj të ardhshëm me një nga avionet e Lufthansa Group do të dëgjoni vetëm përshëndetjen "Mirëseerdhët në bord”.

Në vijim të diskutimeve për të neutralizuar gjuhën edhe Lufthansa vendosi të heqë dorë nga mirëseardhja tradicionale në bordin e avionit dhe përdorimi i fjalëve zonja dhe zotërinj duke shmangur në këtë mënyrë përcaktimet gjinore për pasagjerët.

Kompania gjermane ka vendosur që tani e tutje të përdorë një gjuhë neutrale gjinore, në të gjitha linjat ku operon Lufthansa Group, duke përfshirë: Austrian Airlines, Swiss dhe Eurowings.

Ekipet e Lufthansës do të përdorin tani e tutje formula përshëndetjeje që premtojnë neutralitet gjinor si: "Mirëmëngjes/Mirëmbrëma”, ose thjesht "Mirëseerdhët në bord”.