1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Larg duart nga Groenlanda" - protesta kundër Trumpit

17 Janar 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe një grup parlamentarësh amerikanë.

https://p.dw.com/p/56zq6
Nuuk 2026 | demonstrues kundër planeve të Trumpit për të blerë Groenlandën
Mijëra vetë demonstruan në Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar GroenlandënFotografi: Sean Gallup/Getty Images

Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës. Ata u mblodhën para bashkisë së kryeqytetit danez, duke valëvitur flamuj danezë dhe flamuj të Groenlandës dhe duke brohoritur "Kalaallit Nunaat!" - emri i Groenlandës në gjuhën e vendit. Protesta po zhvillohen edhe në qytete të tjera daneze, si dhe në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës. Ato po mbahen nën sloganet "Groenlanda u përket groenlandezëve" dhe "Larg duart nga Groenlanda".

Danimarkë, Kopemhagë - protestues me flamurë danezë dhe të Groendlandës duke protestuar kundër pretendimeve territoriale të Donald Trump ndaj Groenlandës.
Mijëra danezë protestuan në Kopenhagë kundër pretendimeve territoriale të Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Groenlandës.Fotografi: Emil Helms/Ritzau Scanpix/AFP/Getty Images

Qëllimi është "të dërgohet një mesazh i qartë dhe i përbashkët respekti për demokracinë e Groenlandës dhe të drejtat themelore të njeriut", thuhet në faqen e internetit të Uagut, shoqatë e groenlandezëve në Danimarkë.

Kongresmenë amerikanë për vizitë solidariteti në Kopenhagë

Demonstratat përkuan me një vizitë të një delegacioni mbipartiak të Kongresit amerikan në Kopenhagë, i cili gjithashtu shprehu kundërshtimin e tij ndaj planeve të Trumpit.

Delegacioni i parlamentarëve nga SHBA në takim me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda.
Delegacioni i parlamentarëve nga SHBA në takim me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda. Delegacioni drejtohet nga senatori Chris Coons i demokratëve në opozitëFotografi: Ida Marie Odgaard/Ritzau Scanpix/REUTERS

 

Delegacioni u takua me politikanë dhe udhëheqës biznesi të rangut të lartë nga Danimarka dhe Groenlanda. Delegacioni drejtohet nga senatori Chris Coons i demokratëve në opozitë. Ai theksoi se nuk ka asnjë kërcënim sigurie për Groenlandën që do të justifikonte qëndrimin e administratës së Trumpit. Groenlanda është  territor autonom i Danimarkës, e cila, ashtu si SHBA-ja, është anëtare e NATO-s.