1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca në Durban: Mirë, por jo sa duhet!

Johannes Beck/Bahri Cani11 Dhjetor 2011

Të dielën (11.12.) përfundoi në Durban të Afrikës së Jugut, konferenca për klimën. Negociatat dramatike përfunduan me një marrëveshje, por a mjaton ajo për të ruajtur klimën?

https://p.dw.com/p/13Qhm
Themenbild Kommentar Grafik Symbolbild
Themenbild Kommentar deutschFotografi: DW

Edhe një herë tjetër u bë e qartë se botës i mungon vullneti politik që seriozisht të përballet me problemin e ndryshimit të klimës. Tepër vende hezitojnë të veprojnë: SHBA, Kina, Rusia, Kanadaja dhe India janë vetëm disa prej tyre. Në qoftë se gjeneratat e ardhshme shikojnë një herë mbrama se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Durban, me siguri që do të mendojnë si unë: Nuk është arritur asgjë. Kjo për faktin se ne jemi duke ditur shumë mirë se si qëndron puna. Dhe këtë na mundësojnë disa gjëra.

Johannes Beck
Johannes BeckFotografi: DW

Së pari, shkenca: Ekspertët e klimës paralajmërojnë për vite të tëra se nëse lirimi i gazrave serë nuk zvoglohet shpejt, do të kemi një ngohje shumë të rrezikshme të tokës.

Së dyti, teknika: Ne i kemi të gjitha që duhen për të prodhuar energji nga burime që e ruajnë klimën. Energjia me erë kushton sa edhe prodhimi i energjisë me rrymë apo me karburante, ndërsa energjia e fituar prej diellit po lirohet shumë shpejt. Erë dhe diell ka sa të duash, për të zëvendsuar burimet tjera të energjisë si thëngjilli, karburantet apo dhe gazi.

Së treti, ekonomika: Ekonomisti britanik Nicholas Stern ka paralajmëruar para shumë vitesh në një raport se dëmet nga ndryshimi i klimës do të jenë shumë më të shtrenjta se sa riorientimi në ndonjë prej burimeve tjera.

Pse nuk bëhet më shumë?

Por politika nuk po reagon. Së pari, për shkak të një lobi të fuqishëm në sektorin e energjisë i cili paralajmëron nga ndryshimet dhe humbjet e mundshme dramatike në industrinë e tyre. Por një problem tjetër është edhe mungesa e presioneeve të mëdha tek njerëzit e rëndomtë. Duket se ndryshimet në klimë ata nuk i kuptojnë si një kërcënim konkret, por si diçka që është e largët.

Ndërkohë që për shumë njerëz në vendet e varfëra, ku pothuajse që nuk ka fare lirim të gazrave të dëshme dhe ndonjë industri të zhvilluar, ngrohja e tokës do të thotë ulje e korrjeve, thatësira, uri dhe vërshime të vendeve të tëra nga ngritja e nivelit të oqeaneve. Ndryshimi i klimës në këto vende nuk ka të bëjë me ndonjë shkallë celzius por me jetën dhe vedekjen.

Durbani solli gjëra të mira, po kjo nuk mjafton

Vendimi i marrë në Durban ëshë pozitiv. Madje i mirë, sepse mundëson vazhdimin e Protokolit të Kjotos. Është mirë që në negociatat e ardhshme do të përfshihen edhe vendet në zhvillim, që ofron mundësi të reja për uljen e gazrave të dëshme.

Por kjo mirë, për fat të keq nuk mjafton, sepse në Durban nuk është arritur ndonjë marrëveshje vendimtare për ndërprerejn e ngrohjes së tokës. Me këtë vendime nuk do të zvoglohet për asnjë shkallë ngrohja e tokës. Tani kërkohet më shumë angazhim dhe veprim. Më vonë askush nuk mund të thotë: neve nuk ka paralajmëruar askush...