Ish-kryeministri Fatos Nano përcillet në banesën e fundit
2 Nëntor 2025
Reklamë
Në Tiranë u zhvillua ceremonia shtetërore në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare. Trupi i tij u vendos në Pallatin e Kongreseve, ku prej orës 08:30 qytetarë, personalitete politike dhe përfaqësues të institucioneve zhvillouan homazhet. Kryeministri, Edi Rama mbajti fjalim në nder të ish-kryeminstrit, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano. Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
Në respekt të tij, e diela, 2 nëntor, është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmë shtize. Fatos Nano konsiderohet një nga figurat kryesore të tranzicionit politik dhe drejtues historik i së majtës shqiptare.