Hansi Flick traineri i ri i kombëtares gjermane | Gjermania | DW | 26.05.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Hansi Flick traineri i ri i kombëtares gjermane

Ish-trajneri i ekipit Bayern München, Hansi Flick, nënshkroi marrëveshjen për t'u bërë trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë.

Hans Dieter Flick, apo Hansi sikurse e njohin shumica, do të zëvendësojë ish-shefin e tij Joachim Löw pas Kampionatit të ardhshëm Evropian.

Flick është ish-ndihmës i trajnerit në largim Joachim Löw dhe ishte, në fakt, pjesë e stafit që trajnoi ekipin gjerman që fitoi Kupën e Botës 2014. Kontrata e tij me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) njoftohet se zgjat deri në vitin 2024, viti kur në Gjermani do të zhvillohet Kampionati Evropian i Futbollit.

Flick do të marrë pjesë gjithashtu në Kupën e Botës 2022 në Katar duke punuar me një numër fytyrash të njohura, si për sa i përket stafit edhe lojtarëve. Lojtarët e Bayernit si Manuel Neuer, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Thomas Müller përbëjnë shtyllën kurrizore të ekipit të Gjermanisë, ndërsa puna e Flick me DFB do të thotë se ai kthehet në një mjedis të njohur.

Fussball Champions League Finale Paris St. Germain - Bayern Muenchen

Me trajnerin Hansi Flick, FC Bayern i Mynihut siguroi fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris St. Germain

Gjermania e fillon fushatën e saj kundër kampiones së botës Francës më 15 qershor. Ndërsa ndeshja e parë me në krye Flick ka të ngjarë të jetë një nga ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Lihtenshtajnit më 2 shtator.