Bertolt Brecht si figurë në një film: Poezi, teatër dhe gra | Gjermania | DW | 25.03.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Bertolt Brecht si figurë në një film: Poezi, teatër dhe gra

Filmi "Brecht" i regjisorit Heinrich Breloer u shfaq për herë të parë gjatë Berlinales - dhe tani vjen në televizionin francez dhe gjerman. Filmi hedh një shikim mbi jetën e poetit Bertolt Brecht.

 "Unë mendoj se ne kemi mendime të ndryshme për Brechtin," thotë regjisori Heinrich Breloer -dhe kjo është e vërtetë. Gjatë Berlinales, festivalit të filmit që u mbajt në muajin shkurt regjisori prezantoi idetë e tij për Brechtin. Premiera botërore e filmit të tij u shfaq në ekranin e kinemasë së festivalit. Tani filmi "Brecht" do të transmetohet në televizion në Francë. Në Gjermani filmi mund të shihet fillimisht tek "Arte" dhe pak ditë më vonë tek ARD. FIlmi është një nga ngjarjet më të mëdha televizive të vitit 2019

Brehti - fiktiv dhe real në kinema

Regjisori Heinrich Breloer shihet (bashkë me kolegun e tij që ka vdekur më 2013, Horst Königstein) si zbuluesi i dramës dokumentareske, së ashququajturës Doku - Drama, një formë e përzier me pjesë përbërëse të filmit dokumentar dhe të filmit artistik. Breloer, e ka kthyer këtë zhanër në mjeshtëri dhe ka prodhuar shumë filma mbi personalitete dhe ngjarje politike, historike dhe kulturore, që janë vlerësuar e kanë marrë çmime.

Doku- Drama vlerësohet nga specialistët për shkak të formës së saj "të hapur", sigurisht kur kjo arrihet. Filmat tregojnë "të vërtetën" që fshihet pas fiksionit. Ose e thënë ndryshe: Ato pasurojnë filmin dokumentar nëpërmjet shtesave filmike. Kështu që nuk është çudi që Heinrich Breloer mori në dorë Bertolt Brechtin, për të bërë një film për të.

Berlinale 2019 Premiere Film Brecht (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Premiera e filmit Breht në Berlinale 2019, regjisori Heinrich Breloer dhe aktori Tom Schilling

Vizioni i Brechtit për teatrin: Kundër iluzionit si art

Edhe Brecht ka qenë luftëtar i "formës së hapur" artistike dhe kulturës së skenografisë së inskenuar. Spektatorët nuk duhet të merren me çështjen e iluzionit. "Po ashtu si Brecht i ve aktorët të flasin për rolin e tyre, duke ua hequr iluzionin, po ashtu ky lloj distancimi luan një rol edhe në doku-drama, kur unë alteroj dokumentacionin me lojën artistike," thotë regjisori për formën dhe përmbajtjen e filmit të tij.

Shikuesi e përjeton Brechtin për herë të parë në një doku-drama tri orëshe, gjatë periudhës së Republikës së Vajmarit, periudhë gjatë së cilës ai ngjitet mes yjeve të teatrit gjerman, fillimisht si djalë i ri në gjimnaz ku shkruan tekste jopatriotike, pastaj si poet gjeni në moshë të re, dhe më pas me pjesën "Baal" ku e inaguron veten dhe vet dhe teatrin si makinë emocionale.

"Opera për  tri groshë" kthehet në pjesë klasike të teatrit

Filmfestival Berlinale 2019 Berlinale Special | Film Brecht (Stefan Falke/WDR)

Aktori Tom Schilling në rolin e Bertold Brehtit

Më pas Brecht shihet si autor i etabluar në skenë, si shkrues i pjesës "Daulle natën" dhe "Opera tregroshëshe". Kjo e fundit kthehet në sukses shumë të madh teatral gjatë Republikës së Vajmarit. Në fund të pjesës së parë të filmit për Brehtit, shënohet viti 1933, vit kur nacionalsocialistët erdhën në pushtet dhe Brechti morri rrugën e ekzilit për në Pragë.

Pjesa e dytë e filmit e tregon poetin në periudhën e Gjermanisë së paluftës. Në Gjermaninë Lindore, Brechti vlerësohet prej disave si një nga inovatorët më të mëdhenj dhe prej disa të vjetërve shihet me sy skeptik. Heinrich Broeler, tregon në filmin e tij se Brecht ka miq dhe armiq në të dy kampet politike: tek dashamirësit dhe publiku nga njëra anë, por edhe tek burokratët dhe kujdestarët e mendimit të njëtrajtshëm socialist, nga ana tjetër.

Figurë politike e diskutueshme: Bertolt Brecht

Filmfestival Berlinale 2019 Berlinale Special | Film Brecht (Nik Konietzny/WDR)

Leonie Benesch dhe Tom Schilling në filmin për Brehtin

Gjatë jetës së tij Brechti, nuk ka qenë dikush, për të cilin të gjithë kanë të njëjtin mendim, në asnjë kohë dhe në asnjë vend. Edhe në Gjermaninë Perëndimore, të orientuar nga ekonomia e tregut, Brechti ka pasur në periudhën e pasluftës si përkrahës ashtu edhe kundërshtarë të fortë, të cilët e shihnin poetin si "komunist".

Ajo çka Heinrich Breloer nxjerr në pah në filmin dypjesësh është jeta private e lirikut, autorit të pjesëve teatrale dhe aktivistit politik. Si një zinxhir perlash, tema "Brecht dhe gratë" përshkon të 180 minutat e filmit. Poeti ndriçohet si mik i grave, dhe njeri të cilit nuk i intereson shumë morali dhe mëshira.

Tema e filmit: gratë në krah të tij

"Miqtë dhe punonjësit që e kanë parë filmin", thotë Heinrich Breloer, mendojnë se "kur sheh filmin të bën të mendosh për #MeToo."

Kjo është e pashmangshme. Elisabeth Hauptmann, Ruth Berlau, Marianne Zoff, Paula Banhölzer, Regine Lutz dhe aktorja Helene Weigel - e kanë shoqëruar poetin në vitet e jetës së tij. Shpesh ato jetonin paralelisht bashkë me të. Dhe të gjitha vuanin me Brehtin.

Broeler nuk e heq vëmendjen nga këto gjëra, por i ndërthur ato me njëra-tjetrën, jetën dhe veprën, dashurinë dhe finesën poetike. Megjithatë filmi "Brehti" nuk do t'u pëlqejë të gjithëve. Disa mendojnë se vështrimi në pjesën private është shumë intim, shumë personal, kaq shumë vjet pas vdekjes së poetit. Të tjerët mendojnë se filmi e ul Brechtin nga piedestali. Si thotë edhe regjisori: "Unë mendoj se ne të gjithë kemi mendime të ndryshme për Brehtin."