Vulat me mbishkrimin "Dogana e Kosovës " - Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës
2 Shtator 2011Ekipet negociuse të Beogradit dhe Prishtinës kanë arritën të premten (02.09.2011) në Bruksel një marrëveshje për "vulat doganore të Kosovës“, ku do të shënohet vetëm dogana e Kosovës pa emëtime të tjera si Republika e Kosovës, apo shenja të tjera të autoriteteve në Prishtinë.
Shefi i delegacionit serb Borislav Stefanovic dhe drejtuesja e ekipit të Prishtinës Edita Tahiri thanë për mediat se është arritur marrëveshje edhe për kadastrat.
Nga BE-ja u njoftua se delegacionet kanë rënë dakord për lëvizjen e lirë të mallrave dhe se do të pranohet vula "doganës së Kosovës", si rezultat embargoja reciproke tregtare do të hiqet.
"Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe sigurimin e Lëvizjes së lirë të mallrave në përputhje me vlerat evropiane ", thuhet në komunikatën e dalë nga takimi, të cilin e kryesoi ndërmjetësuesi i BE-së Robert Kuper
Edita Tahiri u tha gazetarëve se "kontrollin doganor dhe policor sigurisht do ta kryejnë autoritetet e qeverisës ë Kosovës."
Kreu i delegacionit të Serbisë Borislav Stefanovic, kishte deklaruar më parë seSerbia nuk do të pranojë doganën e Kosovës në pikëkalimet administrative.
Tahiri tha se me gjithë mosmarrëveshjet dhe atmosferën e rëndë, në bisedime është gjetur një zgjidhje, siç pohoi ajo, në të mirën e popullit të Kosovës, të Serbisë dhe të rajonit.
Tahiri ashtu si më parë Stefanovic, tha se raundi i ardhshëm i dialogut pritet në fund të shtatorit. Ajo tha se të shtunën në Bruksel duhet të mblidhet grupi për zbatimin e planit operativ për marrëveshjet e arritura, për lirinë e lëvizjes dhe regjistrat kadastralë.
Autor: Marina Maksimovic/Angjelina Verbica
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora