1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Serbia në BE pas bashkëpunimit me Kosovën

23 Gusht 2011

Angela Merkel qëndroi sot në Beograd. Gjermania dëshiron ta shohë Serbinë në BE, tha ajo pas takimit me Tadicin. Por Beogradi duhet të rifillojë dialogun me Kosovën e të shpërbëjë strukturat paralele në veri të Kosovës

https://p.dw.com/p/12M1I
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Tadic në Beograd
Kancelarja Merkel dhe Presidenti Tadic në BeogradFotografi: dapd

Kancelarja Angela Merkel i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Boris Tadic që të angazhohet në mënyrë aktive për një zgjidhje të konfliktit kufitar me Kosovën. Serbia duhet ta rinisë dialogun, kërkoi Merkeli. Ky është një parakusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, tha Merkeli sot në Beograd, pas një bisede me presidentin e Serbisë, Boris Tadic. Vizita e saj është një "deklaratë, që Gjermania dëshiron që Serbia të bëhet anëtare e BE. Serbia është pjesë e Evropës", tha kancelarja gjermane.

Afrim hap pas hapi me BE

Merkeli i propozoi Tadicit një afrim hap pas hapi me BE, derisa negociatat eventuale të anëtarësimit të arrinin në një fazë vendimtare. Për Gjermaninë, perspektiva e anëtarësimit të Serbisë përfaqëson një interes të madh, për të mirën e stabilitetit të të gjithë rajonit të Ballkanit. Por fillimisht duhet të përmirësohet bashkëpunimi me Kosovën. Serbia nuk mund të presë, që të bëhen përparime në çështjen e anëtarësimit, nëse nuk ndodh kjo, tha Merkeli. Gjermania e njohu Kosovën, Serbia jo. Kjo është diçka që duhet zgjidhur", tha kancelarja gjermane në një konferencë shtypi me presidentin e Serbisë. "Ne nuk mund të ecim drejt bisedimeve të anëtarësimit, të mbyllim të gjithë kapitujt dhe pastaj të kujtohemi që na ka mbetur edhe një".

Kancelarja gjermane bëri të qartë që Serbia duhet t'i shpërbëjë strukturat paralele të autonomisë në Veri të Kosovës dhe të lejojë misionin e BE, EULEX, të zbatojë rendin dhe ligjin atje. "Në Evropë ne nuk mund të kemi dikë që largohet nga një konferencë kur vjen tjetri", tha Merkeli duke pasur parasysh qëndrimin serb në konferencat ndërkombëtare ku shfaqen përfaqësuesit e Kosovës.

Superteaser Großbildteaser ### Achtung, nicht für CMS-Flash-Galerien! ### German Chancellor Angela Merkel, left, speaks with Serbian President Boris Tadic, in Belgrade, Serbia, Tuesday, Aug. 23, 2011. Chancellor Merkel is on a two-day visit to Serbia.(Foto:Darko Vojinovic/AP/dapd)
Merkel duke biseduar me TadicinFotografi: dapd

Serbia kërkon zgjidhje pragmatike

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se "Serbia edhe tani ndjek një politikë pajtimi, por ajo nuk do ta njohë Kosovën". Ai po kërkon më tepër një zgjidhje pragmatike, e cila të respektojë si dinjitetin e Serbisë, ashtu edhe të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti i Serbisë paralajmëroi që vendi i tij të mos vendoset para alternativës që ose të njohë Kosovën, ose të heqë dorë nga anëtarësimi në BE. Serbia nuk ka nevojë për kërkesë për dialog me Kosovën, por ajo është vetë e interesuar për këtë. Presidenti i Serbisë, Tadic tha se vendi i tij ka bërë përparime të mëdha në vënien në jetë të reformave të kërkuara nga BE.

Kancelarja Merkel bisedon me Ruzica Xhinxhic, të vejën e Zoran Xhinxhicit
Kancelarja Merkel bisedon me Ruzica Xhinxhic, të vejën e Zoran XhinxhicitFotografi: dapd

Tadici e bëri të qartë se në vlerësimin që do të bëhet në vjeshtë për afrimin me BE, nuk do të jetë i kënaqur me statusin e një kandidati për anëtarësim në BE. - Më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel qe pritur me nderime ushtarake në Serbi. Për Merkelin kjo është vizita e parë në Serbi. Sot në mëngjes, Merkeli u takua me gruan e politikanit serb të vrarë, Zoran Xhinxhic si dhe me bursistë të Fondacionit Xhinxhic.


Autor: Auron Dodi (dapd/dpa)

Redaktoi: Mimoza Kelmendi