1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vriten 17 vetë nga një sulm vetvrasës në Afganistan

29 Tetor 2011

Gjatë një sulmi vetevrasës mbi një konvoj të trupave të Natos, janë vrarë në Kabul, kryeqytetin afgan 17 vetë, 5 prej të cilëve ushtarë të trupës ndërkombëtare, ISAF.

https://p.dw.com/p/131fz
Afhanistan - Sulm vetëvrasës
Afhanistan - Sulm vetëvrasësFotografi: dapd

Gjatë një sulmi vetevrasës mbi një konvoj të trupave të Natos, janë vrarë në Kabul, kryeqytetin afgan 17 vetë. Sipas të dhënave të fundit të NATO-s në mesin e viktimave ndodheshin edhe pesë ushtarë të trupës ndërkombëtare të paqes ISAF dhe tetë bashkëpuntorë me kontratë nga stafi civil. Fillimisht aleanca kishte njoftuar se 13 nga të vdekurit ishin ushtarë. Objektiv i sulmit ka qenë një autobuz, në të cilin ndodheshin shumë ushtarë të huaj.

Trupa ndërkombëtare ISAF, rrethoi menjëherë zonën. Helikopterët u ulën në afërsi të vendit të ngjarjes, për t`i ardhur në ndihmë viktimave.

Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme afgane, jetën kanë humbur edhe tre civlë afganë dhe një polic. Atentatori hodhi në erë automjetin e mbushur me lëndë shpërthyese. Talibanët radikalë islamikë morën përsipër kryerjen e gjakderdhjes. Zëdhënësi i tyre, Sabiullah Mudschahid tha se sulmi ishte drejtuar mbi trajnerët ushtarakë amerikane. Automjeti ishte mbushur me 700 kg lëndë shpërthyese. Ky ka qenë deri tani sulmi me pasoja më të rënda të ndodhur mbi ushtarët e Natos në Kabul.

Presidenti Hamid Karsai dënoi sulmin e përgjakshëm. Ai tregon se armiqtë e Afganistanit përpiqen me çdo mënyrë të vrasin afganët dhe të shkatërrojnë vendin.
David Doherty, zëdhënës i trupës ndërkombëtare ISAf konfirmoi sulmin dhe faktin se viktima të tij kanë qenë edhe ushtarë të NATO-s: "Hetimet e para treguan se janë vrarë 13 ushtarë të NATO-s nga një sulm me lëndë shpërthyese të improvizuar."

Ky ka qenë deri tani sulmi me pasoja më të rënda të ndodhur mbi ushtarët e Natos në Kabul.

Në Jug të Afganistanit, në provincën Kandahar, dy ushtarë të ISAF-it u vranë nga një burrë i veshur me uniformën afgane. Sipas të dhënave të trupës, ai drejtoi armën kundër ushtarëve afganë dhe atyre të huaj. Sulmuesi u vra në vend, bëri të ditur një zëdhënës i NATO-s.

Sipas të dhënave të Ministrisë afgane të Mbrojtjes, ushtari i vrarë ishte australian. Një zëdhënës i ministrisë në Kabul, bëri të ditur se është duke u parë nëse sulmuesi ka qenë pjesë e ushtrisë apo e kryengritësve, dhe ka veshur uniformë.

Në provincën afganolindore Kunar, një atentator hodhi veten në erë. Në një sulm në kryeqytetin e provincës Asadabas, u plagosën dy policë, bënë të ditur autoritetet.

Mbas 2014, policë afganë dhe ushtarë do të marrin në duar sigurinë e vendit. Nëse do të jenë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, nuk dihet ende me siguri. Si dhe më parëm qeveria afgane dhe trupa ndërkombëtare ndjekin synimin e zgjidhjes së problemeve me rrugë politike. Por, bisedimet me talibanët të cilat ndodhen në fazën fillestarem janë dëmtuar nga atentati i disa javëve më parë kundër ish presidentit afgan Burhannudin Rabbani.

Autor: Kai Künster /Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti