1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpërbërja e Jugosllavisë – 20 vjet më pas

29 Gusht 2010

Zgjedhjet e para pluraliste para 20 vjetësh shënuan fillimin e fundit të ish – RSFJ. Shteti i përbashkët u shkatërrua në mënyrë të përgjakshme. Sot qëllimi kryesor i shteteve pasardhëse është futja sa më parë në BE.

https://p.dw.com/p/OriK

Luftërat në hapësirën e ish - Jugosllavisë dëmtuan të gjithë rajonin. Shtetet pasardhëse ende nuk e kanë tejkaluar krizën dhe synojnë anëtarësimin sa më të shpjetë në Bashkimin Evropian. Këtë qëllim e ka arritur deri tani vetëm Sllovenia para pesë vjetësh. Përderisa Kroacia mund të llogarisë me një futje të shpjetë në BE, e ardhmja evropiane e vendeve të tjera pasardhëse të ish-Jugosllavisë është e paqartë. Një prej kushteve kryesore të anëtarësimit është bashkëpunimi rajonal, ku ende ka pengesa të shumta. Veçanërisht sa i përket raporteve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe Republikës Serpska dhe Bosnjë-Hercegovinës. Megjithatë është mirë që tashmë në rajon nuk po numërohen të vdekurit por paratë.

Kaloje seksionin tjetër Kronika & Analiza