1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel EU

6 Tetor 2011

Gjatë vizitës së kancelares Merkel në Komisionin e BE në Bruksel, të dyja palët patën konsensus të gjerë në lidhje me qëndrimin ndaj krizës aktuale të borxhit në zonën e euros.

https://p.dw.com/p/12mga
German Chancellor Angela Merkel shakes hands with European Commission President Jose-Manuel Barroso at the European Commission headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 5, 2011. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)
Merkel dhe BarrosoFotografi: dapd

Kancelarja dhe Gjermania po marrin për momentin rol vendimtar në krizën e euros. Ky ishte mesazhi i presidentit Jose Manuel Barroso pas takimit të tij me Angela Merkel. Barroso e vlerësoi Gjermaninë me tonet më të larta.

Vlerësime për Gjermaninë

"Me reformat e saj strukturore ambicioze, të zbatuara që herët dhe angazhimin e saj për një politikë të shëndoshë buxheti, Gjermania ka treguar rrugën në shumë aspekte. Ajo u shpërblye me aftësi të lartë konkurruese, rritje të lartë dhe papunësi të ulët, për të cilat ja kanë zili shumë vende."

Situata në Greqi në përkeqësim

Reforma dhe kursime kërkon Komisionit dhe Gjermanisë në këtë moment, kryesisht prej Greqisë. Por lajmet nga Greqia janë duke u përkeqësuar, paralajmërimet për një falimentim të shtetit po shprehen gjithnjë e më hapur.

German Chancellor Angela Merkel, left, looks at European Commission President Jose-Manuel Barroso as he speaks during a news conference at the European Commission headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 5, 2011. Germany's chancellor said Wednesday that she would support a Europe-wide plan to recapitalize banks if such a move was deemed necessary. (Foto:Yves Logghe/AP/dapd)
Merkel (djathtas) dhe BarrosoFotografi: dapd

Merkel pranoi në mënyrë indirekte në Bruksel se vendimet e samitit special të 21 korrikut për një paketë ndihme të dytë për Greqinë ishin shumë optimiste."Ne kemi rezultatet e 21 korrikut, ku ne kemi një pjesëmarrje vullnetare të kreditorëve privatë. Ne tani duhet të shohim nëse shifrat aktuale ekonomike në Greqi janë ende në përputhje me këto vendime. Në rast nevoje ato duhet të rregullohen. Unë shoh nevojën që Greqia mbetet një pjesë të zonës së euros dhe Greqia duhet ta shfrytëzojë shansin që të ngrihet sërish më këmbë. "

Merkel rithekson se Greqia duhet të mbetet në Eurozonë

Merkel përsëriti se Greqia duhet të mbetet në zonën e euros, për të gjitha të tjerat mund ose duhet të bisedohet. Kjo vlen edhe për ri-kapitalizimin e bankave me probleme dhe ndryshime në Traktatin e Bashkimit Europian për të arritur stabilizimin e euros. Merkeli tha se ajo është pro mbështetjes së bankave që janë në rrezik përmes ri-kapitalizimit dhe mbështet Barroson në idenë për futjen e një takse për transaksionet financiare.

Por kancelarja synon që ndaj vendeve të euro-zonës merren në rast nevoje masa detyruese për të ndjekur një politikë ekonomike të rakorduar. Edhe Barroso është i mendimit që në të ardhmen duhet të ketë një koordinim më të madh.

Autor: Christoph Hasselbach / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani