Ish-lideri libian Moammar Gadhafi ka vdekur
20 Tetor 2011Ish lideri libian, Moammar Gadhafi, i cili u rrëzua nga pushteti në gusht të këtij viti nga rebelët, që kërkojnë më shumë demokraci në Libi, raportohet se është vrarë nga forcat besnike te qeverisë së re në mesditën e sotme.
Sipas Këshillit ai ishte i plagosur rëndë, kur u kap, ndërsa po tentonte të largohej nga qyteti i tij i lindjes Sirte, një nga qytetet e fundit, që kontrollohet nga Këshilli Kombëtar Kalimtar.
Sirtja bie
NATO ka konfirmuar se një avion kishte goditur dy makina, që ishin pjese e një karvani, që udhëtonte në afërsi të Sirtes, por nuk konfirmoi se në një nga ato automjete ishte Gadhafi: “Këto automjete të armatosura po kryenin veprime ushtarake dhe përbënin rrezik për civilet“, tha zëdhënësi i NATO-s, kolonel Roland Lavoie.
Këshilli Kombëtar Kalimtar, të cilët janë sundimtarët e përkohshëm të Libisë, kanë disa javë që luftojnë për të shtënë në dorë Sirten, duke deklaruar disa herë armëpushime dhe afate dorëzimi per trupat e Ghadafit.
Duke shtënë në dorë qytetin me port në detin Mesdhe, që gjendet 400 kilometra larg kryeqytetit Tripoli, është parë si një çelës për vendosjen e unitetit fizik të Libisë post Gadhafi.
Author: AFP, dpa, Reuters/amarildo Topi
Redaktoi. Angjelina Verbica