Sarkozy dhe Cameron në Tripoli
15 Shtator 2011Është një moment historik: për herë të parë udhëheqja e re libiane pret mysafirë të lartë shtetërorë, në Tripoli. Për herë të parë mbërriti në kryeqytetin libian, kryeministri i Britanisë së Madhe Cameron. Pak minuta më vonë edhe presidenti i Francës Sarkozy.
Sarkozy dhe Cameron kanë qenë të angazhuar në mbështetjen e kryengritësve libianë në luftën kundër Gaddafi-t. Prandaj ata priten me nderime në vizitën e parë.
Në qendër të Tripolit është bllokuar gjithçka. Frika për ndonjë sulm është e madhe, veçanërisht pasi Libia ende nuk është tërësisht në duart rebelëve. Por shumica e banorëve janë të gëzuar për këtë vizitë:
„Për ne kjo është një vizitë që vjen nga miqtë. Sarkozy apo Cameron, dhe po ashtu gjithë të tjerët që kanë ndihmuar për të përmbysur tiranin. Ne i mrëpresim me zemër“, thotë një banor i kryeqytetit.
Por kjo nuk është vetëm një vizitë miqësore - është fjala edhe për sfida konkrete.
Cameron dhe Sarkozy duan të ofrojnë kontrata biznesi fitimprurëse me udhëheqjen e re të Libisë. Pra shumë bisedime në këtë vizitë të parë historike.
Gjatë bisedimeve me Këshillin e përkohshëm në qendër është para së gjithash se si mund të zhvillohet vendi në epokën pas Gaddafit. Kreu i Këshillit të përkohshëm libian, Mustafa Abdul Xhalil, kishte kërkuar për luftën kundër ithtarëve të Gadafit furnizim me armë. Xhalil tha për televizionin britanik BBC, se luftëtarët e Këshillit të Përkohshëm kanë nevojë për armë në zonat, që kontrollohen ende nga besnikët e Gaddafit.
Por vizita e kryeministrit britanik dhe presidentit francez, nuk është vetëm një vizitë miqësore - është fjala edhe për sfida konkrete.
Autore: Mimoza Kelmendi (dpa, rtr)
Redaktoi: E. Xhani