1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa bie dakord - 200 miliardë euro kundër krizës ekonomike

Deutsche Welle12 Dhjetor 2008

27 shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, kanë ranë dakord për një paketë masash në vlerë prej 200 miliardë eurosh, në luftë kundër krizës ekonomike.

https://p.dw.com/p/GF2j
Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në samitin e BE-së në Bruksel 12 dhjetor, 2008.
Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në samitin e BE-së në Bruksel 12 dhjetor, 2008.Fotografi: AP

Kryeministri britanik Gordon Braun bëri të ditur: "Sot kemi miratuar njëzëri një paketë stimuluese ambicioze, për një plan të rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të mbështesë ekonomitë tona kombëtare. Rezultatet ishin të qarta dhe Evropa është unike për mbështetjen e këtyre masave në vlerën e 1,5 përqind të produktit vendor bruto, që do të thotë rreth 200 miliardë euro."

Gordon Brown dhe Angela Merkel
Gordon Brown dhe Angela MerkelFotografi: AP

Ndërkohë edhe në politikën e klimës janë ofruar qëndrimet e pjesëmarrësve në samit. Presidenca franceze e BE-së, propozoi një dokument të ri, i cili parasheh mjete financiare shtesë për vendet anëtare të Evropës lindore, për modernizimin e termocentraleve të vjetra.

Kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli edhe njëherë që industria gjermane e kimisë dhe metalurgjisë, të mos i nënshtrohet kriterieve për pagesa. Vendet si Gjermania, Polonia, Italia, duan që të mos futen norma strikte për ekonominë.

Bashkimi Evropian synon reduktimin 20 përqind të emetimit të gazrave të dëmshme, deri në vitin 2020. Kancelarja Merkel tha në Bruksel: "Ne duam pikërisht këtë që të arrijmë objektivat për klimën, për të cilat kemi rënë dakord edhe gjatë presidencës gjermane, pa ndryshime, duam të them pra qartë reduktimin 20 përqind të emetimit të gazrave të dioksidit të karbonit, duke filluar nga 1990 deri në 2020".