1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mini-Samit evropian pa kancelaren gjermane Angela Merkel

Kryeministri britanik Gordon Braun u takua të hënën me presidentin francez, Nikolas Sarkozy si dhe presidentin e Komisionit të BE-së Barrozo për të diskutuar mbi krizën financiare.

default

Jo kjo nuk është fyerje e rëndë për kancelaren gjermane. Zëdhënësi i qeverisë Ulrich Wilhelm tund kokën energjikisht duke kundërshtuar dhe siguron gazetarët në Berlin, se takimi i Londrës nuk është në të vërtetë asgjë më shumë, sesa një bisedë bilaterale mes Britanisë së Madhe dhe Francës, i cili ka qenë planifikuar qysh më herët. Takime të këtij lloji ka patur shpesh dhe Angela Merkel ka qenë e informuar me kohë. Dhe për qeverinë federale gjermane takimi Sarkozi-Braun nuk është aq i rëndësishëm sa paraqitet nga mediat evropiane.

Dhe e tëra kjo do ta mbushte mendjen sikur zëdhënësi i qeverisë gjermane të mos nënvizonte të paktën dy-tre herë se Këshilli i Evropës duhet të vendosë gjithnjë njëzëri, që Evropa mund të jetë e suksesshme vetëm bashkarisht dhe që krijimi i grupimeve të vogla nuk sjell shumë.

Megjithatë kancelares gjermane i ngrihen nervat, që Gjermania si vendi me kontributet më të mëdha në Bashkimin Evropian nuk është ftuar kurse presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barrozo po. Merkel është e zemëruar me thumbimet e hapura të presidencës franeceze. Por ajo nuk e thotë këtë me zë të lartë. Nuk mbrohet, hesht, nuk komenton. Para pak kohe një takim i ngajshëm krize pa pjesëmarrjen e kancelares gjermane pat shkaktuar një grindje të hapur.

Dhe pikërisht është kjo heshtje irrituese e cila e bën kancelaren Merkel të duket papritmas e dobët në Evropë. Në atë formë sa krijohet përshtypja se Gjermania si motorr i Bashkimit Evropian, befas ka mbetur pa karburant. Merkel ngurron dhe druhet. Dhe pikërisht në kohën e provës vendimtare të mandatit të saj. Rreziku nga recesioni, rënia dramatike e koniunkturës, kriza financiare dhe bankare - të gjitha këto ndodhin ndërsa Merkel nuk ndërmerr thuajse asgjë. Vendos me gjysëm zemre për një paketë koniunktorore, por refuzon me qëndresë stoike të gjitha kërkesat e tjera shtesë, sado të mira që të jenë ato. Kështu që njeriut i vjen që ta kap atë për krahësh ta shkund e t'i thotë: "Hej Angela, zgjohu ora ka vajtur 12-të. Besueshmëria e jote në Gjermani, Evropë dhe në botë po bie. Dhe rëndësia e jotë po ashtu!".

Ndryshe nga presidenti francez, kancelarja Merkel nuk ka qenë kurrë një politikane që bën potere dhe të shpon veshët. Në këtë mënyrë Merkel deri tani shfaqte seriozitet dhe besueshmëri. Por, në krizën aktuale ajo qëndron kryevarur dhe krijon përshtypjen sikur ka hequr dorë nga pretendimi i saj për rolin drejtues në Evropë. Por ndoshta mungesa e ftesës për të vajtur në Londër do të ngjallë sërish shpirtin e saj luftarak.

  • Data 09.12.2008
  • Autor Judith Hartl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCBH
  • Data 09.12.2008
  • Autor Judith Hartl
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCBH