1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zonë e tregtisë së lirë në Ballkan?

Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për AFP-në Vuçiç thotë se, ëndrra e tij do të ishte një "union doganor i të gjithë vendeve ballkanike.

Megjithë rritjen e tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, kryeministri serb, Aleksander Vuçiç është shprehur për krijimin e një zone të përbashkët të tregtisë së lirë për rajonin e Ballkanit. "Nuk kam frikë nga e ardhmja nga pikëpamja ekonomike, ajo që kemi nevojë është stabiliteti politik në rajon", është shprehur kryeministri serb, të mërkurën(15.09) në bisedë me agjencinë e lajmeve, AFP. Për këtë arsye ai thotë se angazhohet për stabilitetin në rajon, por thekson se bashkëpunimi me fqinjët është i vështirë, pas "jo vetëm dekadash, por shekujve të urrejtjeve dhe luftës". Megjithatë ai ka shpresën për krijimin e zonës së tregtisë së lirë. "Ëndrra ime është është që të kemi një union doganor me të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha zonat, me të gjithë. Po ashtu ëndrra ime është një tregti e përbashkët." Sipas tij kjo nuk të ishte një ringjallje e Jugosllavisë, por një treg që do të favorizonte zhvillimin dhe mirëqenien në rajon.

Tension mes myslimanëve dhe të ortodoskëve në Bosnje

Po ashtu kryeministri serb ka pranuar se shumica e serbëve është e mendimit se "BE dëmton interesat kombëtare serbe". Sipas një sondazhi, vetëm 48% e serbëve do të ishin për anëtarësimin në BE, përkundër aspiëratës së Vuçiçit. Megjithatë kryeministri serb ka siguruar se Serbia do të qëndrojë në rrugën e BE-së. Serbia nuk synon të ketë një pozicion të ndërmjetëm në Europë, megjithatë dëshiron të ruajë "marrëdhëniet e mira me rusët".

Po ashtu kryeministri serb ka theksuar se përbën ende problem marrëdhënia mes myslimanëve dhe serbëve të krishterë ortodoksë në rajon. Marrëdhënia mes dy komuniteteve fetare brenda Bosnje-Hercegovinës, si edhe marrëdhëniet mes Sarajavës dhe Beogradit janë që nga koha e luftës së përgjakshme ende të tensionuara, ndërkohë që Beogradi vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.