1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zhan-Klod Junker - Presidenti i ri i Komisionit Evropian

Pas fitores të partive konservatore në zgjedhjet evropiane luksemburgasi Zhan-Klod Junker është presidenti i ardhshëm i Komisioni Evropian. Junker konsiderohet si pjesë e sistemit të Brukselit.

Vështirë se dikush e njeh politikën e Evropës aq mirë sa Zhan-Klod Junker. Për gati njëzet vjet ai ishte kryeministër i Luksemburgut dhe ka marrë pjesë në takime të shumta të Këshillit të BE-së. Për tetë vjet ai ishte kryetar i grupit të euros, në kohën kur monedha e përbashkët, ndoshta madje edhe e gjithë BE-ja, përjetuan krizën më e tyre më të rëndë. Junkeri vetë thirret që nga kjo kohë shpesh zt. Euro. Ai vetë thotë sot pa modesti: "Euroja dhe Bashkimi Evropian ishin në rrezik. Në kuadrin e aftësive të mia të kufizuara unë kam bërë çdo gjë të mundshme për të parandaluar katastrofën."

Kriza e drejtëpërdrejtë mund të ketë kaluar, por pasojat e krizës kanë mbetur. Papunësinë, sidomos në mesin e të rinjve, Junckeri e sheh ndërkohë si barrën më të rëndë të kontinentit. Detyra më e rëndësishme e Evropës është t'u japë shpresë dhe perspektivë të rinjve të papunë që janë në rrezik të bëhen një brez i humbur, shprehet Junker.

Ai thotë një gjë, dhe të kundërtën e saj në një përgjigje

Demokristiani i jep rëndësi të madhe politikës sociale. Ai fshikullon spekullatorët dhe pagat e tepruara të manaxherëve. Ai merr në mbrojtje punëtorët e thjeshtë dhe të drejtat e tyre. Por nuk janë të tilla qëndrime më tepër socialiste? Në fund të fundit ishin qeveritë konservatore dhe ato demokristiane të Evropës, bashkë me to edhe vetë Junker, që imponuan kursin e dhimbshëm të konsolidimit. Dhe nëse ai nuk do të kishte mbështetur këtë politikë të ashpër, nuk do të kishte qenë kandidati kryesor i partive konservatore. Një gjë të tillë do ta kishte penguar me kohë kancelarja Angela Merkel.

Pra cilat janë vlerat politike, që përfaqëson dhe mbron Zhan-Klaude Juncker? Ai është shumë i vështirë që ta kuptosh politikisht, mendon Pia Oppel, redaktore në stacionin publik të Luksemburgut Radio 100.7. "Ai arrin që brenda një përgjigjeje të përfshijë një gjë dhe komplet të kundërtën e saj dhe madje edhe pozicionin e qendrës," tha gazetarja për Deutsche Wellen. Dhe thëniet e tij Junker i zbukuron me vërejtje të holla dhe humor të thatë, duke folur në frëngjisht, gjermanisht ose anglisht.

Brukseli duhet të ndërhyjë më pak

Junker dëshiron të jetë promotori i bashkimit në Evropë

Junker dëshiron të jetë promotori i bashkimit në Evropë

Kritikuesit mund ta konsiderojnë paqartësinë përmbajtësore të Junkerit si një dobësi. Por kush dëshiron të jetë President i Parlamentit, duhet në një farë mënyre t'u plotësojë dëshirat të gjithëve në Evropë. Duket se Junker e ka bërë të vetën një gjë të tillë, sidomos që nga kriza: "Ne duhet të shmangim krijimin e mureve të reja, të linjave të reja ndarëse në Evropë, unë jam alergjik ndaj ndarjes në Veri dhe në Jug, në të mëdhej dhe të vegjël, në të fortë dhe të dobët, unë dua të ndërtoj ura, të bashkoj, të bëhem makinë konsensusi në Evropë." Pia Oppelt thotë se Junkeri e ka kaptuar gjithashtu se qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës me normimet e BE-së, që nga llambat elektrike e deri tek dardhat. Sipas saj Junker është deri në një farë pike kundër integrimit të plotë të BE-së, pra aty ku zhduken shtetet kombëtare.

Pas fitores në zgjedhje tani President

Nuk ka dyshim që Junker ka shumë nga ato, që i nevojiten një Presidenti të Komisionit: Ai është me përvojë, poliglot, politikisht i moderuar, të paktën si kandidat kompromisi i ndërmjetësueshëm për shumë qeveri. Por ai ka gjithashtu dobësi të theksuara. Në debatet e fushatës zgjedhore Junkeri dukej mjaft i topitur dhe i lodhur. Dhe ai në nivel evropian është i njohur vetëm brenda qarqeve të BE-së. Përveç kësaj, ai konsiderohet - me të drejtë - krejtësisht si pjesë e sistemit të Brukselit, një sistemi kundër të cilit partitë ekstreme anti-evropiane zhvilluan me sukses fushatën e tyre zgjedhore. Pra Junkerit do t'i duhet që si presidenti i ardhshëm të luftojë kundër rezistencës së fortë në shumë shtete anëtare, që dëshirojnë të rifitojnë kompetencat e tyre.