Zgjerimi i NATO-s - Ministrat e jashtëm përgatisin axhendën e samitit të Bukureshtit
6 Mars 2008Reklamë
Parimisht shumica e 26 vendeve antare të NATO-s janë dakord që tri vendet e Ballkanit:
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia brenda vitit të ardhshëm të antarësohen në aleancë.
Kjo është e vetmja recetë për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në rajon, tha Sekretari i
Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer. Megjithatë së pari duhet që Greqia dhe
ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të zgjidhin grindjen për emrin. Greqia është
kundër emërtimit Republika e Maqedonisë, sepse të njëjtin emër mban edhe provinca
veriore greke Maqedoni dhe se simbolet e shtetit mund të keqpërdoren. Minsitrat e
jashtëm të NATO-s shpresojnë, që grindja që vazhdon prej vitesh do mund të zgjidhet
deri në hapjen e samitit të aleancës në prill në Bukuresht. Ministri i jashtëm gjerman
Frank-Walter Steinmeier: "Unë dëshiroj, që ne t´i pranojmë të tria këto shtete. Nëse nuk
arrihet në një marrëveshje mbi emrin e Maqedonisë, atëherë ky problem mbetet i hapur,
sepse për marrjen e vendimit njëzëri duhet edhe vota e Greqisë, pa të vendimi nuk mund
të merret. "
E mundshme është që të pranohet vetëm Kroacia, e cila i përmbush kriteret e antarësimit. Ndërsa Shqipëria ka ende mjaft mangësi sa i përket reformimit të ushtrisë, e si rjedhojë rezikon të mbetet sërish në bankën e pritjes. SHBA si vendi kryesor i NATO-s insistojnë të hapen portat për perspektivë antarësimi edhe për Ukrainën dhe Gjerogjinë, duke u dhënë këtyre vendeve ftesën për të marrë pjesë në të ashtuquajturin plani i aksionit për antarësimin. Por shumë shtete, ndër to edhe Franca e Gjermania nuk duan që për hir të Ukrainës dhe të Gjerogjisë të rezikojnë marrëdhëniet gjithësesi të tensionuara me Rusinë. Moska është kategorikisht kundër afrimit të këtyre dy ish-republikave sovjetike në NATO. Ministri gjerman Frank Walter Steinmeier: "Ne do të duhet të diskutojmë, nëse duhet ofruar për Ukrainën dhe Gjerogjinë plani i aksionit për antarësimin. Unë nuk e fsheh që jam skeptik. "
Ministrja e jashtme e SHBA, Condoleezza Rice tërhoqi vëmendjne, se në NATO nevojitet unanimiteti. Diplomatët mendojnë, se në samitin e Bukureshtit SHBA nuk do të insitojnë për ftesën ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kjo pasi antarësimi në NATO i Ukrainës me situatë të paqëndrueshme është mjaft i diskutueshëm. Ndërsa Gjeorgjia do të silte brenda NATO-s konfliktet rajonale të saj: Provincat e Abkazisë dhe Osetisë Jugore synojnë afrimin me Rusinë.

Reklamë