1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjedhjet presidenciale nё Austri do tё pёrsёriten

Tensioni i garës presidenciale nё Austri hyn nё raundin e ri. Gjykata Kushtetuese i anulloi zgjedhjet e balotazhit pёr shkak tё parregullsive. Me kёtё gjykata i dha tё drejtё rekursit tё partisё populiste tё djathtё FPÖ.

Me tension tё madh u prit vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet prsidenciale nё Austri. Tani ёshtё e qartё, zgjedhjet e balotazhit do tё pёrsёriten. "Vendimi nuk bёn askёnd as fitues as humbёs ", tha presidenti i Gjykatёs Kushtuetuese, Gerhart Holzinger, nё vendimin e shpallur publikisht. Gjykimi shёrben pёr tё forcuar besimin tek shteti ligjor dhe demokracia.

150 faqe rekurs

Partia populiste e djathtё FPÖ (Partia Austriake e Lirisё) u ankua pas humbjes me njё diferencё tё ngushtё tё kandidatit tё saj pёr president Norbert Hofer pёr shkak tё njё sёrё parregullsive nё autoritetet lokale elektorale. Mё 22 maj kandidati i pavarur dhe ish-kryetari i partisё ekologjike Alexander Van der Bellen i fitoi zgjedhjet e balotazhit me vetёm 31.000 vota (50,3 pёrqind) kundrejt Hoferit (49,7 pёrqind). Vendimtare pёr kёtё rezultat ishin rreth 740.000 votat e vlefshme tё dёrguara me postё.

Österreich Präsidenten-Wahl 2016 Alexander Van der Bellen & Norbert Hofer

Alexander Van der Bellen & Norbert Hofer

FPÖ-ja depozitoi njё rekurs plot 150 faqe. Ndёr tё tjera ka pasur gabime nё numёrimin e votave me postё. Kёtё e kanё pranuar disa pёrgjegjёs pёr zgjedhjet gjatё verifikimit. Pёr mungesё kohe janё hapur zarfet para kohe dhe votat janё numёruar pjesёrisht edhe nga persona tё paautorizuar.

Presidenti ri javёn e ardhёshme duhej tё bёnte betimin. Tani presidiumi tresh i Kёshillit Kombёtar, nё tё cilin bёn pjesё edhe Hofer, do tё drejtojё pёrkohёsisht presidencёn. Presidenti aktual Heinz Fischer pas dymbёdhjetё vjetёsh nё post sipas kushtetutёs do tё largohet. Zgjedhjet e reja priten nё vjeshtё. Fischer tha se ёshtё krenar pёr vendimin e Gjykatёs Kushtetuese. „Demokracia ka kaluar njё sprovё."

Hapet rruga pёr raundin e ardhshёm

Alexander Van der Bellen tregohet i sigurtё pёr fitoren: „Nёse ia kam dalё njё herё, do t'ia dal edhe herёn e dytё ", deklaroi 72 vejҁari, profesor nё ekonomi "Në muajt e ardhshёm sёrish do tё krijojmё njё lёvizje qytetare". Ai tha se ndёrkohё po i arrijnё donacione pёr tё financuar fushatёn elektorale. Van der Bellen theksoi, se: „Kjo nuk ёshtё njё lojё. Mua mё intereson uniteti i Austrisё.".